Spiropali me 27 ambasadorët shqiptarë në vendet e BE: Nisim një fazë e re bashkëveprimi
Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, ka zhvilluar një takim online me 27 ambasadorët shqiptarë të akredituar në 27 vende të Bashkimit Europian.
Spiropali thotë se në fokus të takimit ishte një fazë e re koordinimi e bashkëveprimi në funksion të ofensivës diplomatike e kombëtare të Integrimit.
“Me 27 ambasadorët tanë të akredituar në 27 vende të Bashkimit Europian, nisim një fazë të re koordinimi e bashkëveprimi në funksion të ofensivës diplomatike e kombëtare të Integrimit”, shprehet ministrja.

KOHA JONË SONDAZH

