Spiropali në Athinë, takon presidentin grek: Mbështetje për integrimin e Shqipërisë në BE!

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, ka theksuar besimin e Shqipërisë se Ballkani Perëndimor do të vijojë të jetë një ndër prioritetet kryesore të Bashkimit Europian gjatë presidencës greke. Deklarata u bë gjatë takimit të saj në Athinë me Presidentin e Greqisë, Konstantinos Tassoulas.

Gjatë bisedës, Spiropali nënvizoi se procesi i zgjerimit të BE-së duhet parë si një investim strategjik për stabilitetin, zhvillimin dhe forcimin e demokracisë në rajon.

“Shqipëria beson fort se nën udhëheqjen greke të Presidencës së BE, Ballkani Perëndimor do të mbetet në krye të agjendës evropiane. Ne e shohim zgjerimin si një investim strategjik në stabilitet, mundësi dhe konsolidim demokratik, veçanërisht ndërsa Greqia përgatitet për Presidencën e Këshillit të BE-së në vitin 2027”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mund të jetë një imazh i Zyra Ovale

Swiss Digital Mobile Reklama

Ministrja shtoi gjithashtu se “marrëdhëniet shqiptaro-greke, të ndërtuara mbi lidhje të forta njerëzore, duhet të vazhdojnë të zhvillohen në frymë të mirë, të lidhura nga interesat tona të përbashkëta strategjike, partneriteti i ngushtë në NATO dhe perspektiva e përbashkët evropiane”.

Nga ana tjetër, Presidenti grek, Konstantinos Tassoulas, përgëzoi Shqipërinë për reformat e ndërmarra vitet e fundit, duke i cilësuar ato si një faktor kyç që ka nxitur progresin dhe zhvillimin e vendit në rrugën drejt integrimit europian. Në fokus të takimit ishte edhe bashkëpunimi ekonomik dhe tregtar mes dy vendeve.

Mund të jetë një imazh i Zyra Ovale dhe teksti

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?