Spiropali pritet nga Dendias në Athinë: Shqipëria dhe Greqia, bashkëpunim strategjik për sigurinë

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, u takua mëngjesin e sotëm në Athinë me ministrin e Mbrojtjes, Nikos Dendias, në ditën e dytë të vizitës së saj zyrtare në Athinë.

Takimi u fokusua në bashkëpunimin afatgjatë mes Shqipërisë dhe Greqisë si dy vende partnere në NATO që kontribuojnë aktivisht stabilitetin dhe sigurinë në rajon, në Evropë e më gjerë, ndërkohë që Shqipëria do të presë në vitin 2027 Samitin e NATO-s.

Spiropali theksoi se “marrëdhëniet tona do të vijojnë të zhvillohen nga interesa të përbashkëta strategjike, përmes një agjende iniciativash me fokus njerëzit tanë”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ministri Dendias theksoi se për Greqinë, Shqipëria mbetet një partner i përkushtuar në rrugën e vlerave demokratike, sigurisë dhe mbrojtjes europiane.

Swiss Digital Mobile Reklama

Dendias nënvizoi bashkëpunimin e shkëlqyer ndërmjet strukturave të sigurisë dhe mbrojtjes të të dy vendeve, nën koordinimin e NATO-s dhe iniciativave rajonale të mbrojtjes, në të cilat Shqipëria luan një rol domethënës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?