Spiropali pritet nga kryeparlamentarja Haxhiu: Lufta për liri e popullit të Kosovës nuk mund të relativizohet

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali gjatë vizitës zyrtare në Prishtinë, zhvilloi një takim me Kryetaren e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu. Gjatë takimit, Spiropali dhe Haxhiu folën për forcimin e bashkëpunimit parlamentar në shërbim të objektivave tona të përbashkëta strategjike.

“Mbledhjet e përbashkëta të Kuvendeve të Shqipërisë dhe Kosovës nuk janë thjesht kalendar institucional. Ato janë shprehja më e lartë e vullnetit tonë për të vepruar së bashku me ligj, me përgjegjësi dhe me vizion”, theksoi Spiropali në një postim në rrjetet sociale.

Ministrja nënvizoi se në takim u bisedua edhe për thellimin e këtij bashkëpunimi, por edhe për detyrimet që burojnë nga historia e përbashkët. Gjithashtu në takim u vlerësua miratimi nga të dy Kuvendet e Rezolutave në mbështetje të ish-drejtuesve të UÇK-së që po gjykohen në Dhomat e Specializuara.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Drejtësia duhet të jetë e drejtë. Lufta për liri e popullit të Kosovës nuk mund të relativizohet. Dinjiteti i atyre që e përfaqësuan atë luftë është pjesë e ndërgjegjes sonë kombëtare. Ky është një detyrim që e mbajmë bashkë”, theksoi Spiropali.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ftesa e Trump e shpëton Ramën nga sulmet e brendshme politike?