Spiropali takon Kaja Kallas: Integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE, investim strategjik për të ardhmen e përbashkët

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme Elisa Spiropali u prit në Bruksel nga zv/presidentja e Komisionit Europian dhe Përfaqësuesja e Lartë e BE për Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë, Kaja Kallas.

Spiropali shkruan se në fokus të takimit ishte angazhimi i mëtejshëm i Shqipërisë si faktor i sigurisë rajonale, partner i besueshëm e proaktiv i BE-së, tërësisht i linjëzuar me politikat e Unionit, përfshirë në mbështetjen e vazhdueshme dhe të pakushtëzuar për Ukrainën.

”Theksova bindjen e plotë se integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE, përfshirë Kosovën, është një investim strategjik për të ardhmen e përbashkët nën qiellin europian”,-shkruan Spiropali.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kryediplomatja Kallas vlerësoi edhe njëherë tjetër Shqipërinë për linjëzimin e plotë me politikat e jashtme të BE dhe për seriozitetin me të cilin vendi është angazhuar në procesin e negociatave. Spiropali falenderoi Kryediplomaten Europiane për dy paketat e ndihmës financiare prej 28 milion eurosh për fuqizimin dhe modernizimin e kapaciteteve të Forcave të Armatosura Shqiptare.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?