Spiropali: Tekste falas për mbi 117 mijë nxënës të diasporës

Për të gjashtin vit me radhë, qeveria shqiptare ka mbështetur mësimin e gjuhës shqipe në diasporë dhe në komunitetet shqiptare jashtë vendit, duke shpërndarë këtë vit 117 138 tekste falas për nxënësit në shkolla dhe kurse të gjuhës amtare.

Lajmin e bëri të ditur ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, e cila vlerësoi rolin e Këshillit Koordinues të Diasporës (KKD) në ruajtjen e gjuhës, kulturës dhe traditave shqiptare.

Spiropali shprehu gjithashtu mirënjohje për angazhimin e modeles së njohur shqiptare dhe anëtares së KKD, Emina Çunmulaj, e cila ka kontribuar në këtë proces.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ministrja njoftoi se së shpejti do të zhvillohet një tjetër Samit i Diasporës, i cili do të fokusohet në forcimin e bashkëpunimit dhe shkëmbimin e përvojave, me qëllim rritjen e angazhimit të diasporës shqiptare në zhvillimin e vendit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Mund të jetë një imazh i 4 persona

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?