“Startup Albania”, Kryeministri Edi Rama prezanton platformën për sipërmarrjet e reja
Kryeministri Edi Rama ka prezantuar sot platformën Startup Albania në mbështetje të sipërmarrjeve të reja, ideve inovative dhe kreativitetit të së rinjve.
Prezantimi është hapur me fjalën e ministres virtuale Diella.
“Me mbështetjen e ministres së Shtetit me Inteligjencë Artificiale, do na ndihmojë me nxitjen dhe shpërndarjen e rrjetit të qeverisë dhe këtë e shohim si një sipërmarrje të përbashkët, urë lidhëse midis inxhinierëve të IT-së, sektorit publik, privat dhe dëshirojmë që të gjithë të punojnë me të dhëna anonime. Jemi shumë të vetëdijshëm që problemi më i madh i këtij komuniteti, është burokracia. Ne dëshirojmë të hedhim hap të rëndësishëm përpara dhe të eleminojmë pengesat burokratike. Pra, pak a shumë, mendoj se kemi një ide shumë të qartë dhe bindje shumë të fuqishme nga të dyja anët, për të punuar bashkë dhe për të bashkuar forcat. Nuk mundet t’i ndalojmë këto barriera, vetëm nëse mbështetemi te njerëzit te sektori publik”, theksoi Rama.
KOHA JONË SONDAZH

