Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e shfaqjes

Pamje shembull E diel, 18 Tetor 2026, 22:12 28 të lënduar nga protesta, 14 persona vijojnë të marrin mjekim në spitale Ministria e Shëndetësisë ka përditësuar informacionin për personat e lënduar gjatë protestës së zhvilluar në Tiranë, duke bërë me dije se vetëm gjatë ditës…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Selia e PD
  • Dorëheqja e Ramës
  • Rama dhe Rusia
  • Trump dhe Franca
  • Pedagogët dhe studentët
  • Arlind Qori
  • Erion Braçe
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Selia e PD
  • Dorëheqja e Ramës
  • Rama dhe Rusia
  • Trump dhe Franca
  • Pedagogët dhe studentët
  • Arlind Qori
  • Erion Braçe
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Statuja e Teutës në Lezhë dhe komenti i Auron Tares

Kultura E shtunë, 19 Shtator 2026 20:43
Statuja e Teutës në Lezhë dhe komenti i Auron Tares
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X
Nga Auron Tare-

“ Statuja e Teutës”

Një mik shumë i mirë nga Lezha më mori në mbrëmë telefon.

Mund t'ju interesojë

Gazi lotsjellës te selia e PD-së, Policia: Personat e maskuar që sulmuan policinë u futën në godinë

Gazi lotsjellës te selia e PD-së, Policia: Personat e maskuar që sulmuan policinë u fut...

Para 8 orësh
Mbi 100 pedagogë kundër dhunës ndaj studentëve: Solidariteti duhet dëshmuar!

Mbi 100 pedagogë kundër dhunës ndaj studentëve: Solidariteti duhet dëshmuar!

Para 8 orësh
Flet Erion Braçe për protestat

Flet Erion Braçe për protestat

Para 8 orësh

Si je?  më pyeti.

Mirë, i thashë. Po ti ke humbur fare.

Shumë punë këtë verë  -m’u përgjigj.

Pasi shkëmbyem disa fjalë të përgjithshme, më pyeti
E di pse të mora?
Jo – i them.
Dua mendimin tënd për këtë statujën që vumë në Lezhë.
Cilën? -e pyeta, pak i hutuar.
Teutën. Mbretëreshën Teutë.
Aaa, po, po… E pashë diku, shkarazi.
Si të duket? – më pyeti.
Nuk di ç’të them. Nuk kam ndonjë ide të qartë përse dhe për çfarë u vu – iu përgjigja.
Po është simbol historik. Simbol i forcës ilire. Na duhet ky simbol-  më tha.

Po shumë mirë, i them. Nëse ju duhet, pse më pyet mua?

Duke qeshur, ma ktheu

Po dua të di çfarë mendon ti.

Po ç’rëndësi ka? i thashë.  Nëse ju në Lezhë e vendosët, besoj se keni pyetur ndopak për historinë andej nga Akademia e Shkencave?
Nuk e kam idenë fare –  më tha.  Por, meqë edhe unë kam kontribuar, doja të dija çfarë mendon ti.

Shiko, – i them  duke qeshur,  mua Teuta më kujton pak këto Drejtoreshat  e sotme që trashëgojnë institucione të mëdha, por në fund arrijnë t’i çojnë drejt falimentimit.

Po pse?  më pyeti.

Po ja i them-  Teuta mori në dorë regjencën e një mbretërie që Mbreti  Agron e kishte fuqizuar ndjeshëm.  Ai e shtriu sundimin e tij deri ne Epir dhe ushtria e tij  vetem pak kohe pasi vdiq  pushtoi Finiqin kryeqendren e Epirit.  Por  Teuta pas konfliktit me Romën,  jo vetem e humbi shtetin Ilir por pas saj fuqia ilire nuk ishte me dominuese ne Ballkan. Mos harro ajo njihet si Mbreteresha qe preu ne Bese  legatet romane qe kishin ardhur ne shtepine e saj duke i vrare ata. Eshte nje autor antik – thashe qe quhet Polibius, i cili na rrefen se  Teuta urdhëroi vrasjen e të dërguarve romak. Roma e konsideroi këtë akt si një shkelje të rëndë të imunitetit diplomatik dhe ai u bë një nga pretekstet kryesore për Luftën e Parë Ilire.

Miku im heshti për pak.  Nuk e dija me tha.

Pastaj, disi i mërzitur nga shpjegimi im  me pyeti

Po ti kë do të vendosje?
Unë?-  i thashë.    Po Ju ne Lezhe  e doni me shpate  or mik prandaj  do të propozoja  Mbretin Agron,  por me qe ju vute  gruan e tij  ndermend me vjen Bardhyli, Mbretin e Dardanëve.Një nga figurat më të fuqishme ushtarake të botës ilire. Për vite me radhë u përball me Maqedoninë  e cila kishte bere zap  qytetet greke Bardhyli me fuqine e tij  beri qe  Filipi i  II,  ati i  Aleksandrit te Madh te pranonte kushtet e tija,

Po nëse jo Bardhyli me qe qenka nga Kosova? E ngau ai biseden?

Atëherë do të vendosja Kliti, të birin e Bardhylit. i cili ne betejen e Pelionit  (  rrethinat e Oherit) u përball me Aleksandrin e Madh., që vetëm pak më vonë do të nisej për të pushtuar Perandorinë Perse dhe e vuri ate në një situatë shumë të vështirë. Kliti dhe aleatët e tij arritën ta detyronin ushtrinë maqedonase të tërhiqej.  E ke do thuash ti? Ushtrine qe me vone do pushtonte boten deri ne Indi.

Ashu ee. Me tha i habitur por ende nuk po dorëzohej.

Po ndonjë tjetër?

Glaukun i cili pas vdekjes së Aleksandrit, kur  në Epir shpërtheu lufta për pushtet dhe Ajakidi humbi fronin,  djali i tij i vogël, Pirro, u gjend në rrezik.
Kasandri, qe trashegoi Maqedonine e Aleksandrit, kërkoi që fëmija t’i dorëzohej. Madje ofroi një shumë të madhe parash. atij
Por Glauku nuk e dorëzoi e mbrojti.dhe më vonë e ndihmoi Pirron të rikthehej në fronin e Epirit.

Por nëse ju kandidaten e doni patjetër grua…  i thashë duke qeshur  atëherë do të propozoja Cynanen, princeshën ilire, si një princeshë të edukuar në artin e luftës e cila ndeshej ne dyluftime

Kjo qenka histori për statujë –  më tha.

Po. Dhe është disa dekada para Teutës.

Pastaj pas nje pauze me pyeti

Po nga të gjithë këta, cilin do të preferoje ti?

Une do zgjidhja Gentin e Labeatëve.
Pse?

Genti ishte një Mbret të urtë. I paqem i cili sheronte popullin e tij me ane te bimeve medicinale.  Një lloj Ylli Merja i kohës së tij por qe nuk u merte te holla atyre qe sheronte.
Qeshi me te madhe

Seriozisht – them –  Genti është një figurë interesante sepse nuk lidhet me luftën. Ishte një Mbret që nuk përfaqëson shpatën dhe luftën, por  sherimin per popullin e tij.

Miku im heshti për pak.

Pastaj tha,

Mirë, u pa puna. Na duhet të bëjmë një statujë të dytë në Lezhë.

As mos e merr mundimin,  i thashë.  Ne kohet tona or mik  askush nuk do simbolin e një burri të urtë që Sheron njerzit e tij
Sot është koha e Drejtoreshave luftarake që i nxjerrin fundin fondeve dhe falimentojnë shtetin.

Qeshi.

Qesha edhe unë.

Dhe kështu u ndamë.

Etiketat e lidhura

https://telegrafalbania.com/
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Me te lexuarat

1 Samanda, studentja që u përball me policinë: Jam 22-vjeç, nuk di sesi formohet një qeveri
Para 8 orësh

Samanda, studentja që u përball me policinë: Jam 22-vjeç, nuk di sesi formohet një qeveri

2 Flet Erion Braçe për protestat
Para 8 orësh

Flet Erion Braçe për protestat

3 Arlind Qori del para forcave policore dhe lëshon thirrjen …(video)
Para 14 orësh

Arlind Qori del para forcave policore dhe lëshon thirrjen …(video)

4 Berisha: “Policia sulmoi selinë e PD, hodhi sasi të mëdha gazi”. Policia: Në PD u strehuan njerëzit me maska të protestës!
Para 9 orësh

Berisha: “Policia sulmoi selinë e PD, hodhi sasi të mëdha gazi”. Policia: Në PD u strehuan njerëzit me...

Te Perzgjedhura

Jovetić pa filtra: “Interi, një rrëmujë. Zënkat me Guarin dhe Icardin. Viola, një ëndërr”
SPORTI 17 Tetor 2026, 10:46

Jovetić pa filtra: “Interi, një rrëmujë. Zënkat me Guarin dhe Icardin. Viola, një ëndërr”

Al Pacino, aktori legjendar, merr çmimin e karrierës nga SAG-AFTRA
KULTURA 16 Tetor 2026, 10:15

Al Pacino, aktori legjendar, merr çmimin e karrierës nga SAG-AFTRA

Liga e Kampionëve: Skuadrat italiane në rrezik eliminimi, raundi i tretë kyç
SPORTI 16 Tetor 2026, 09:04

Liga e Kampionëve: Skuadrat italiane në rrezik eliminimi, raundi i tretë kyç

Arlind Qori flet për revoltën studentore
DEBAT 14 Tetor 2026, 18:57

Arlind Qori flet për revoltën studentore

Shiko Të Gjitha
Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Më të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.