Stefi Prifti për bashkëshorten e ndjerë: Ishe dashuria ime më e madhe!

 

Pak ditë më parë u nda nga jeta pas një sëmundje, bashkëshortja e këngëtarit Stefi Prifti. Ditën e sotme ai ka postuar në rrjetin social facebook një foto së bashku me bashkëshorten e ndjerë, ku shkruan:
“Ti ishe njeriu më i pastër, në shpirt dhe ndërgjegje, që kam njohur në jetën time. Ishe dashuria ime e madhe dhe e plotë, kurorëzuar me martesën dhe lindjen e dy vajzave tona, Maria dhe Joana. Inteligjenca dhe zgjuarsia jote në botën e kritikës dhe letërsisë, habiste dhe njerëzit më inteligjentë të këtij vendi! Dashuria për jeten dhe njerëzit përreth e pakufi dhe e vertetë, pa kompromis dhe interesa, e sinqertë te Zoti! Nëna e përkushtuar dhe boshti i sukseseve të mia! Shoku im më i mire. Nuk e di pse m’u largove, por di se je Engjëll për vajzat e tua! Njeriu që luftoi vdekjen me poezi, pikturë dhe këngë! Te dua, Marina Ëngjëll!”, përfundon këngëtari.

S.L 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?