Steinmeier: Spiunazhi NSA-s do të ketë pasoja në Paris
Veprimet e mundshme të shërbimit sekret amerikane "do të shkaktojnë acarim të madh në Francë.
Nisur prej spiunazhit të NSA-së kundër qeverisë franceze, ministri i Jashtëm gjerman Frank-Walter Steinmeier pret pasoja në marrëdhëniet midis Parisit dhe Uashingtonit. Veprimet e mundshme të shërbimit sekret amerikane "do të shkaktojnë acarim të madh në Francë," tha Steinmeier në një intervistë me Deutsche Welle-n. Të martën në mbrëmje, kur u bënë të njohura përgjimet e NSA-së ndaj disa presidentëve francezë, Steinmeier ishte në Paris për bisedime me homologun e tij francez Fabius. Steinmeier tha se nuk mund të thotë gjë për vërtetësinë e lajmeve për përgjimet, por se në Francë si dhe në vende të tjera të botës njerëzit janë të irrituar. Steinmeier tha se pala gjermane është më e përgatitur për lajme të tilla, sepse "para disa kohësh ka mësuar edhe vetë në lidhje me aktivitetet e shërbimeve sekrete"
Pakësimi i dhunës në Ukrainën lindore
Në lidhje me konfliktin në Ukrainën lindore ministri Steinmeier i bëri thirrje palës ruse që të mos ndjekë mësimet e Luftës së Ftohtë. Ai e konsideron deklaratën e Rusisë për të pajisur me municion ushtarak 40 raketa me reze të gjatë veprimi si të gabuar. Në lidhje me gjendjen në Ukrainën lindore ai tha se aty thuaje për ditë shklet marrëveshja e Minskut për armëpushimin. Steinmeier tha se kishte rënë dakord të martën me ministrat e Jashtëm të Francës, Rusisë dhe Ukrainës në Paris për një armëpushim lokale për Shirokinen, fshat pranë qytetit të sulmuar të Mariupolit. Në intervistë me DW Steinmeier e mbrojti hapin e trefishtë të diplomacinë, që për shumë vëzhgues do të thotë një ndalesë në vend: "Ne nuk mund ta bëjmë gjithçka menjëherë dhe kjo është arsyeja pse kemi thënë, se kemi nevojë për shembuj rastesh".
Me diplomacinë e trefishtë drejt suksesit?
Me armëpushime të tilla vendore, pritet që për aq kohë sa ato respektohen, mund të qetësohet rajoni. Marrëveshjen e Minskut Steinmeier vazhdon ta konsiderojë si për përgjigje të drejtë. Megjithatë, ai i akuzoi si Ukrainën, si dhe Rusinë për mungesë vullnetit për ta zbatuar atë: "Më vjen keq që palët nuk përpiqen sa duhet, për ta zbatuar vërtetë dhe shpejt marrëveshjet dhe angazhimet që kanë marrë për ta vënë në jetë këtë vendim." Fakti që ministrat e jashtëm të Bashkimit Evropian i kanë zgjeruar vetëm sanksionet kundër Rusisë, Steinmeiere sheh si rrjedhë logjike. "Ne kemi thënë se sanksionet duhet të zgjaten nëse marrëveshja e Minskut nuk do të zbatohet në mënyrë vendimtare. Dhe kjo nuk po ndodh."
Edhe pse situata në Ukrainën lindore është shumë e "brishtë" në angazhimin e Francës dhe Gjermanisë Steinmeier vazhdon të shikojë një bllok të rëndësishëm për ndërtimin për paqëtimin e konfliktit, edhe pse ai ndonjëherë sheh se gjërat mund të shtyhen përpara vetëm me "centimetra apo edhe milimetra." "Ne duhet të sigurohemi se kur është fjala për dhunë të përshkallëzuar, kjo nuk del krejtësisht jashtë kontrollit, mbi të gjitha," tha Steinmeier.