
Kryeministri Rama ka publikuar në rrjetet sociale pjesë nga mbledhja e studentëve dhe pedagogëve para kryeministrisë dhe shkatërrimi i karrigeve, sikurse ka bërë edhe sot ku shihen disa persona duke zhvendosur “stolat” e betonit që kreu i qeverisë kishte nxjerrë para zyrës së tij me ftesën për dialog.
Rama sërish i ka ironizuar duke i quajtur në thonjëza pedagogë, ndërsa në fund të fjalisë ka vendosur imazhin e një klouni.
“Dhe “pedagogët” erdhën përsëri… 🤡”, shkruan Rama.
