
Studentët kanë refuzuar sërish dialogun me Kryeministrin Rama.
Pas marshimit nga Politekniku, studentët kanë ndaluar te kryeministria, ku kanë hedhur karrigen e vendosura në mënyrë simbolike për të dytën ditë radhazi nga kryeministri Edi Rama në kërkim të dialogut.
Më herët studentët varën në murin e jashtëm të universitetit një banderolë të madhe.
Sipas pamjeve, të rinjtë përcollën përmes banderolës mesazhin në emër të revoltës së tyre, ku shkruhet: “Rroftë rinia e lirë”, “Sot vendosim ne”, “Fundi i Katovicës” etj.
