Studim/ Çelësi për një martesë të lumtur, përqafimi i partnerit gjatë gjumit

Lumturia është çelësi për një jetë të lumtur e mbi të gjitha për një martesë të lumtur dhe familje të lumtur. Studimi i fundit ju fton ta doni partnerin dhe gjatë natës të flini sa më të përqafuar për shkak se kjo ndikon në lumturinë e çifti.

Profesori Richard Wiseman dhe bashkëpunëtorët e tij të University of Hertfordshire, realizuan një studim me mbi 1000 persona.

Rreth 62 % e çifteve pranuan që flinin përqafuar me partnerin dhe kjo gjë ndikonte pozitivisht në mbarëvajtjen e marrëdhënies që kishin, 33 % e çifteve konfirmuan që nuk u pëlqente të preknin partnerin, -en gjatë gjumit, madje flinin me shpinë.

Kurse një përqindje e vogël , më konkretisht 5% e pjesëmarrësve pranuan që flinin ballë për ballë më partnerin, por pa e prekur atë.

Sigurisht që nuk është e lehtë të flesh me një partner që gërhet, por mesa duket duhet të provoni përqafimet.

Mund të funksionojë. Ndër pozicionet e preferuar të gjumit të përqafuar, janë fjetja nën një jastëk të përbashkët, pozicioni kur mashkulli ngjitet pas shpinës së partneres dhe e anasjellta.

Në këto ditë të ftohta dimri, përqafimi mbetesh po ashtu një mënyrë e mirë për të mos ndjerë ftohtë.

SHKARKO APP