Studimi/ 70% e zviceranëve nuk duan të kenë koleg pune një shqiptar

Në një anketim të fundit që është bërë në Zvicër pyetja që i është bërë të intervistuarve ka qenë: Me cilin nga kombet nuk do të dëshiroje të punoje në një zyrë! Kjo pyetje u është drejtuar 1700 banorëve të Zvicrës dhe rezultati ka qenë mjaft dekurajues: paragjykimet janë shumë të shprehura ndaj të huajve ndërsa veçanërisht shumë ndaj të huajve nga shtetet myslimane, shkruan 20minuten.ch.

Dy nga tre të anketuarit në raportin më të ri të racizmit, nuk pranojnë që të punojnë bashkë me një arab, transmeton albinfo.ch. Ndërsa kur është fjala për shqiptarët, paragjykimi rezulton edhe më i rëndë: 70 për qind të tyre nuk duan ta ndajnë zyrën me një shqiptar! Afrikanët dhe turqit po ashtu nuk ndahen shumë më mirë, ndaj tyre kanë paragjykime më shumë se gjysma e të pyeturve. Por kur vjen fjala për ngjyrën e lëkurës, përqindja e paragjykuesve është çuditërisht e ulët, gjithsej 14%.

Nacionaliteti dhe religjioni kanë më shumë peshë në sytë e zviceranëve së paku këtyre që janë anketuar. Nga ana tjetër, gjë që është e kuptueshme, më së paku paragjykime për bashkëpunëtorët në zyrat e tyre  zviceranët kanë ndaj italianëve, austriakëve dhe gjermanëve. Por, në krahasim me vitet e mëparshme është rritur rezistenca në raport me bashkëpunëtorët e huaj, vetëm te shqiptarët, rusët dhe arabët, paragjykimet kanë shënuar një rënie në krahasim me raportin e kaluar.

SHKARKO APP