Studimi – Ekspertët kundër ndërtimit të HEC-it mbi Vjosë

Një grup studiuesish shqiptarë e të huaj pasi kanë kryer studime në zonën e Vjosës ku është parashikuar ndërtimi i hidrocentralit të Kutës, kanë dalë në një zë kundër tij. Ekspertët i bëjnë thirrje qeverisë të rishohë projektin dhe të ndërmarrë një studim të detajuar të dëmeve që do ketë hidrocentrali në zonën e pasur të Pocemit, para se të nisë ndërtimi i HEC-it.

30 ekspertë shqiptarë dhe të huaj te ardhur nga Austria,Gjermania, Sllovenia kane studiuar për rreth 1 javë lumin e Vjoses, rreth efekteve negative qe pritet te ketë ndërtimi i hidrocentralit të Poçemit.  Ekipi i studiuesve të mjedisit ka bërë kërkime në  5 km gjatësi  dhe 2 km gjerësi  në afëri të fshatit Kute, që është parashikuar  të përmbytet  nga rezervuari i diges  nese heci i Pocemit  do të ndertohet. Ekspertët flasin për një rezultat komples të studimit, ku në lumin e fundit të egër në Evropë, sic e cilësojnë ata, janë konstatuar, shumëllojshmëri gjallesash dhe peizazh kompleks.

Profesori  Fritz SCHIEMER, Universiteti i Vjenes: Nëse këtu në Vjosën e egër do të ndërtohet HEC-i  do dalim të gjithe të humbur. I bëj  thirje kryeministrit shqiptare  për të ndalur projektin e  këtij hidrocentrali, pasi më parë duhet të bëhet një studim i thelluar  i ndikimeve në mjedis. Pra një raport i vlerësimit të ndikimit të mjedisit të thelluar sipas standardeve  nderkombetare.

Më herët kanë qenë vetë banorët  e Poçemit që kanë kundërshtuar ndërtimin e HEC-it, pasi thonë se ndikimi në mjedis do jetë i pakthyeshëm.

SHKARKO APP