Studimi i FMN: “Largimi i trurit” nga Shqipëria, problem serioz

Placeholder Image

Ekspertët Ruben Atoyan dhe Jesmin Rahman nga Fondi Monetar Ndërkombëtar kanë publikuar një studim referuar Ballkanit Perëndimor.

Një nga problemet më të mëdha të shfaqura, sipas ekspertëve ishte qasja në arsim dhe në politikat e punësimit.

“Rajoni i Ballkanit Perëndimor mbetet pas vendeve të tjera evropiane në të dyja aspektet si për sa i përket inputeve ashtu edhe outputeve. Në termat e inputeve, vendet e rajonit janë veçanërisht të varfra sa i përket qasjes në arsim (Shqipëria dhe Maqedonia) dhe aksesit në politikat e punësimit (Bosnja, Mali I Zi, Serbia). Për output-et rajoni është dobët sa i përket përfshirjes dhe përparimit, me dy nga pesë vende të Ballkanit Perëndimor që renditen në gjysmën poshtë të gjithë mostrës së marrë në studim” thuhet në studimin e publikuar në faqen e FMN.

Ndërkohë studimi konfirmon ndikimin negativ në ekonomi të largimit të popullsisë me arsim të lartë siç e quajnë ekpsertët “largimi i trurit” duke sjellë një forcë pune të ulët.

“Nivelet e edukimit të emigrantëve kishin tendencën të ishin më të larta sesa mesatarja e vendit të tyre të origjinës. Në 2010 pjesa e emigrantëve nga Shqipëria, Bosnja dhe Serbia me shkollim të lartë  ishte dukshëm mbi nivelin ekuivalent të popullsisë në përgjithësi. Duke pasur parasysh që këto vende kanë një pjesë të vogël të popullsisë me shkollim të lartë në popullsinë totale, “largimi i trurit” në emigracion mund të ketë pasur implikime serioze në produktivitet(si dhe në rritjen ekonomike) dhe ka lënë vendet e Ballkanit Perëndimor me një forcë pune të aftë në nivele dukshëm të ulëta” thuhet në studimin e  Ruben Atoyan  dhe Jesmin Rahman.

SHKARKO APP