Stuhia e natës nuk shkaktoi probleme në Shkodër, Beci: Situata nën kontroll

Pas reshjeve të dendura dhe stuhisë së natës së kaluar, Bashkia Shkodër njofton se në territorin e saj nuk janë raportuar probleme nga emergjencat civile. Kryetari i bashkisë, Benet Beci, bëri me dije se falë ndërhyrjeve dhe pastrimit të kanaleve të kullimit gjatë javëve të fundit, sistemi ka përballuar pa vështirësi prurjet e ujit.

Sipas tij, në të gjitha Njësitë Administrative niveli i kanaleve është minimal, ndërsa rrjeti i kullimit vijon të funksionojë normalisht. Strukturat e bashkisë ndodhen në terren dhe po monitorojnë situatën në mënyrë të vazhdueshme, për të reaguar menjëherë nëse paraqitet ndonjë emergjencë.

Beci theksoi se puna parandaluese ka qenë kyçe që qyteti të mos përballej me përmbytje apo dëmtime, pavarësisht intensitetit të reshjeve./J.H/

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?