Suksesi i trashëgimisë shqiptare në UNESCO/ Vlerësime për Butrintin, Beratin dhe Gjirokastrën

Shqipëria mori pjesë në Sesionin e 48-të të Komitetit të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, që u zhvillua në Busan të Koresë së Jugut, ku u mblodhën mbi 3 mijë delegatë dhe ekspertë nga 196 shtete për të diskutuar mbrojtjen dhe menaxhimin e trashëgimisë kulturore dhe natyrore.

Gjatë punimeve, delegacioni shqiptar prezantoi progresin e arritur në mbrojtjen dhe menaxhimin e pasurive të Trashëgimisë Botërore në Shqipëri. Për Parkun Kombëtar të Butrintit, Komiteti vlerësoi pozitivisht dokumentet e reja teknike dhe strategjike, forcimin e bashkëpunimit me komunitetin lokal, si dhe angazhimin për një menaxhim të qëndrueshëm në përputhje me standardet e UNESCO-s.

Vlerësim mori edhe puna për Qendrat Historike të Beratit dhe Gjirokastrës, ku u njoh progresi në avancimin e Planit të Integruar të Menaxhimit, forcimin e koordinimit institucional dhe ndërmarrjen e masave për ruajtjen afatgjatë të këtyre pasurive me rëndësi të jashtëzakonshme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një fokus të veçantë pati edhe Rajoni i Liqenit të Ohrit. Shqipëria prezantoi masat konkrete të ndërmarra për mbrojtjen e kësaj pasurie ndërkufitare, përfshirë shpalljen e Gadishullit të Linit si Ansambël Arkitektonik Urban me zonën e tij mbrojtëse, forcimin e kuadrit ligjor për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe natyrore, si dhe bashkëpunimin e ngushtë me Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe UNESCO-n për menaxhimin e koordinuar të kësaj pasurie të përbashkët.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pjesëmarrja në këtë sesion rikonfirmon angazhimin e Shqipërisë për zbatimin e standardeve më të larta të UNESCO-s, forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe mbrojtjen e trashëgimisë kulturore e natyrore të Shqipërisë, me qëllim ruajtjen dhe promovimin e saj për brezat e ardhshëm.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?

Ke arritur limitin e votimit.

Results

PS 3484 (34.7%)
PD 1843 (18.4%)
PROTESTA 4709 (46.9%)

Vota totale: 10036