Ish-deputeti i PD, Sula: Më shumë njerëz mblidhen në një dasmë, sesa në protestën e Berishës!
Ish-deputeti i PD-së, Dashnor Sula thotë se Sali Berisha i ka përplasur derën në fytyrë e më pas e largoi nga PD. Nga ana tjetër Sula mohoi që mund të ketë një rikthim në Partinë Demokratike, sa kohë në krye të asaj partie është kryetari Berisha.
”Unë isha aty ku isha po performoja pozitivisht, po jepja kontribute, çfarë duhet që të bëja më shumë unë. Aty nuk respektohen kontributet dhe vlerat. Unë e kam mbyllur sa kohë do të jetë Berisha atje, nuk mund të jem më atje. Në një kohë që PS merr 83 mandate, PD ra shumë pak mandate. Berisha lufton për numrin dy. Kur ai hyn në zgjedhje me mendjen se ne do të jemi numri dy dhe jo njësh, çfarë pret?!”,-tha në ”Report Tv”.
Nga ana tjetër, ai u ndal tek protestat që po zhvillon PD para Kryeministrisë me foltoren. Sula tha se pjesëmarrja është e ulët pasi Berishës nuk i shkon njeri nga pas. Ish-deputeti ka ironizuar duke thënë se më shumë njerëz mblidhen në një dasmë se në protestat e PD.
”Mirë votat i vjedh Rama, po ata njerëzit që vijnë tek foltorja kush i vjedh. Ja merr Rama? Berisha nuk mbledh dot as sa për një dasmë. Edhe në dasmë shkojnë më shumë. Nuk i vijnë njerëzit atij, nuk e ndjekin më sepse ata e dinë për çfarë bën ajo foltore. Për çfarë do të vijë tjetri nga pas kur e di që ti je i humbur. Unë vlerësojë çdo kontribut të një demokrati të thjeshtë, por një parti duhet që të këtë njerëz që frymëzojnë, me kontribute dhe njerëz që dinë të flasin”- tha me tej ish-deputeti demokrat.
KOHA JONË SONDAZH

