Sulmet e Iranit në Kuvajt, ministri Ferit Hoxha telefonatë me homologun Al-Sabah: Shqipëria i dënon goditjet, shkelje e sovranitetit
Ministri i Evropës dhe i Punëve të Jashtme, Ferit Hoxha thotë se Shqipëria dënon fuqishëm sulmet e Iranit ndaj Kuvajt-it, duke i cilësuar ato si një shkelje të qartë të së drejtës ndërkombëtare dhe një cenim të sovranitetit të vendit. ”Sulmet e Iranit paraqesin kërcënime serioze për sigurinë e popullit kuvajtian, për ekonominë e vendit dhe për paqen rajonale dhe globale. Shqipëria qëndron në solidaritet të plotë me Kuvajt-in kundër çdo veprimi destabilizues”,-shkruan ministri Hoxha pas një bisede me Ministrin e Jashtëm të Kuvajt-it, H.E. Sheikh Jarrah Jaber Al-Ahmad Al-Sabah.
Postimi i plotë
Sot bisedova me Ministrin e Jashtëm të Kuwajt, E. P. Sheikh Jarrah Jaber Al-Ahmad Al-Sabah. Shqipëria dënon fuqishëm sulmet e Iranit ndaj #Kuwajt-it, të cilat përbëjnë një shkelje të qartë të së drejtës ndërkombëtare, një cenim të sovranitetit të Kuvajt-it dhe paraqesin kërcënime serioze për sigurinë e popullit të tij, ekonominë e vendit dhe për paqen rajonale e globale. Shqipëria qëndron në solidaritet të plotë me Kuvajt-in kundër çdo veprimi destabilizues.
Rikonfirmova mbështetjen tonë të palëkundur për sovranitetin dhe integritetin territorial të Kuvajt-it, një parim thelbësor i politikës së jashtme të Shqipërisë.
Po ashtu, konfirmova se Shqipëria do të bashkë-sponsorizojë projektrezolutën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, të shpërndarë nga Shtetet Anëtare të GCC-së, që dënon sulmet e Iranit ndaj Bahreinit, Kuwajt, Omanit, Katarit, Arabisë Saudite, Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Jordanisë, dhe që kërkon ndalimin e menjëhershëm të tyre.
Shpreha mirënjohjen tonë ndaj autoriteteve kuvajtiane për kujdesin dhe mbështetjen e jashtëzakonshme të ofruar për qytetarët #Shqiptarë në Kuvajt gjatë këtyre kohëve të vështira dhe sfiduese.
KOHA JONË SONDAZH

