Sulmet terroristë më të frikshëm që kanë ndodhur në Europë

Sulmi ndaj gazetarëve të revistës franceze satirike “Charlie Hebdo”, ishte i fundit në një seri të akteve terroriste në territorin e kontinentit të vjetër. Europianët shpesh u vunë në shënjestër nga ekstremistët gjatë 30 viteve të fundit. Edhe pse ishte një sulm i tmerrshëm dhe ç’njerëzor ndaj karikaturistëve francezë, ky nuk ishte sulmi më i përgjakshëm në dy dekadat e fundit. Mjafton të kujtojmë krimin monstruoz të Anders Breivik në Norvegji, kur u vranë 77 njerëz, sulmet e Al-Kaedës në Metron e Londrës, si dhe sulmin terrorist në Madrid, kur u vranë 191 njerëz. Në maj të vitit të kaluar, në qendër të Brukselit, në Muzeun hebraik kishte të shtëna, ku u vranë katër persona. Gazetarët e revistës franceze “Charlie Hebdo” ishin në shënjestër nga ekstremistët edhe në vitin 2011, kur në stafin redaktues të gazetës hedhën një koktej Molotovi. Për fat të mirë, askush nuk u lëndua. Por, gjatë këtij viti ndodhi një nga krimet më të mëdha ndonjëherë në Evropë. Terroristi, Anders Breivik, vrau 77 njerëz në kryeqytetin norvegjez, Oslo, shumica e të cilëve ishin të rinj.

Ne nuk duhet të harrojmë sulmet terroriste të kryera nga ekstremistët në Rusi. Një nga më të frikshmit ishte sulmi i vitit 2011 në aeroportin më të madh të Moskës, Domodedovo, ku u vranë të paktën 35 persona dhe më shumë se 130 u plagosën. Terroristët e Al-Kaedës në vitin 2005 kryen një sulm në tokën britanike. Vetëvrasësit shpërthyen eksplozivë në metro, përkatësisht në një autobus në Londër, ku vranë 52 persona. Sulmi i përgjakshëm në këtë shekull në kontinentin evropian ka ndodhur në vitin 2004 në Madrid. Në kryeqytetin e Spanjës u krye një nga sulmet më të përgjakshme ekstremiste në historinë e këtij vendi, ku bombarduesit të frymëzuar nga Al-Kaeda shpërtheu katër trena të mbushur me njerëz, me ku u vranë 191 njerëz, ndërsa u plagosën dymijë njerëz. Një vit më parë, në vitin 2003, në Konsullatën Britanike në Stamboll dhe degët e bankës HSBC u kryen sulme, ku u vranë 27 persona, ndërsa 400 vetë u plagosën. Parisi ishte në shënjestër të terroristëve edhe në vitin 2005, kur një bombë ishte vendosur në një stacion të metrosë dhe mori jetën e tetë personave dhe u plagosën 150 njerëz. Sulmi më vdekjeprurëse në Evropë ka ndodhur në vitin 1988, kur eksplodoi një aeroplan i aviokopmanisë “Pan Am”, i cili fluturonte mbi Lokerbi të Skocisë. Në këtë sulm terroristë u vranë 259 persona. Kujtojmë se sulmi u urdhërua nga autoritetet iraniane, ndërsa aksionin e kreu një organizatë terroriste siriane. 

SHKARKO APP