Sulmi ndaj deputetes së PS, Rama poston videon: Çfarë mjerimi mendor
Një incident i ndodhur në një qendër tregtare, ku deputetja e Partisë Socialiste, Iris Luarasi, u përball me protestues teksa po shkonte drejt Parlamentit, ka sjellë reagimin e kryeministrit Edi Rama.
Luarasi ka deklaruar se është përballur me një situatë të tensionuar dhe se është sulmuar verbalisht nga disa gra, të cilat e akuzonin se nuk mbron gratë. Ajo e ka cilësuar ngjarjen si një “pritë” dhe ka publikuar pamjet nga momenti i incidentit.
Në reagimin e tij në rrjetet sociale, Rama ka zgjedhur një koment të shkurtër për të shoqëruar videon e publikuar nga deputetja: ”Çfarë mjerimi mendor”.
KOHA JONË SONDAZH

