Superstarja e WWE, Brie Bella sjell në jetë fëmijës e saj të parë
Mirë se erdhe në botën e Wrestling Birdie Joe Danielson!
Dy yjet e WWE, Brie Bella dhe burri i saj Daniel Bryan janë bërë për herë parë më fëmijë. Bella ka sjellë në jetë një vajzë ditën e martë dhe ia ka vendosur emrin Birdie Joe Danielson.
“Nuk ka asnjë ndjenjë më të bukur në botë sesa të sjellësh në jetë një fëmijë. Nuk mund ta shpreh dot gëzimin dhe dashurinë që unë dhe Bryan ndjejmë,”-ka thënë Brie për E!. “Tashmë ne e dimë se çfarë duan të thonë prindërit kur flasin për dashurinë që ndjejnë kur kanë në krahë fëmijët e tyre.”
Kjo deklaratë erdhi disa ditë pasi u zbulua se 33-vjeçarja ishte shtruar në spital pasi foshnja e palindur akoma kishte probleme me frymëmarrjen.
Në një video postuar në kanalin e saj në YouTube falenderoi fansat për mbështjen dhe duke folur nga dhoma e spitalit tha: “Isha e frikësuar por tani gjithçka është në rregull.”