Supozimet me skenarët e dhunës
Nga Ilir Levonja/Demokratë, webet hilanjose të së majtës. Sot pështyjnë e ulërijnë, kërcënojnë, mallkojnë. Vrasin me grusht, sjellin me shqelma. Çfarë nuk po thonë. Skenare dhune, djegiesh, rrahjesh. Ekzekutimesh. Janë një shpurë fytyrash të parruara të cilat ndërkohë i kërcënohen edhe shenjtërisë së tyre Edi Ramës. Ose kryeministrit në ikje të Shqipërisë së shqyer nga lufta e klasave. Për atë se çfarë mund të ndodhte nesër në Kavajë. Lloje me hamendësime guerrilësh pasi i dine mire. Eshtë përvoja e tyre në kësi vulgaritete të njëriut karshi njeriut.
Terrori është arma e suksesit. Sepse pas tij vjen bindja civile.
Në këto vite tranzicioni stërkala të këtij mëkati kanë kapur edhe të djathtën. Aq sa kur mendon se si humb jetën një njeri, për shkak të një vote. Në një ditë votimi, mund të themi me plot gojën të dhjefsha demokracinë. Pastaj të tjerat normale që i përkasin një anarshie totale. Kohë e bukur për progres të atyre që vijnë në pushtet përmes terrorit.
Megjithatë më e keqja bëhet kur terrorit i përgjigjesh me terror.
E sidomos brenda gjakut. Kjo është jo fatkeqësi, por zilanosje kombëtare. Një lloj çmendurie sociale e cila pjell e mbarshton dhunë të shkallëzuar. Deri brenda familjes. Të bindesh është urdhër. Rregull, zakon, kanun etj. Çfarë nuk themi ne shqiptarët. Aq sa të vjen të plasësh kokën kur një burrë vret të renë, gruan e të birit, vetëm pse nuk ia bëri me shkumë kafenë. Një barbarizëm kolektiv që ta shpif jetën që bëjmë.
Nuk i çoj dot nëpër skenarët nga gojët plot pështymë. Veç kaq gjë mundem tua u kujtoj. Përplasja e këmbëve, shkordhja e gurëve në këmbët tona është mosbidja jonë civile. Qëndrimi pa asnjë kompromis në kërkesat. Për një qeveri teknike dhe asgjë tjetër. Nëse Edi Rama u tërhoq nga zgjedhjet në Kavajë. Mirë bëri. Po nuk është fitorja jonë, por e çështjes.
Nuk ka fitore grupesh, bindjesh apo partish. Ka fitore të çështjes për qytetarët e vendit tend. Fitore të demokracisë.
Kur themi nuk duam pushtet në këtë qeveri teknike të ofruar. Kur refuzojmë postet etj. Jemi normal në kërkesat tona. Jemi për çështjen. Vendi ynë ka nevojë për standarte dhe sistemin e votes, jo të emërimit. Vetëm në Shqipëri ndodh të emërohesh me urra. Me flamuj, edhe pse nominojmë votën.
Edhe pse flitet orë e çast për demokraci. Kjo vetëm e tillë nuk është. Eshtë mutokraci. Pikërisht kulti i individit ka hedhur sot tek ne farën e një mosbesimi masiv. Aq sa, sot përshembull, më shumë se armikun real të një populli, ne urrejmë shoqi-shoqin. Kjo urrejtje shqiptare, tipike. A tipar dallues i joni. Na mban sot si ata manekinat në vitrinat e demokracisë. Jo njerëz të gëzueshëm të së përditshmes.
A nuk i keni bërë pyetjen vetes, se e përditshmja, gëzimet, e saj…, jeta vet…, me nipër e mbesa, me dasma. Me pritje e përcjellje, portesh e aeroportesh. Hollet e shkollave, zyrat e punës. Parqet, kafenetë, pikëpjekjet etj. Dëshirat dhe prirjet, teatrot, stadiumet, galeritë e artit dhe të nëntokës. Çfarë t’ju them tjetër. E përditshmja pra, na është shuar nga zelli i urrejtjes politike.
Sot ka shumë aludime, shumë skenarë ogurzinj. Demokratët do të bënin gjëmën në Kavajë etj. Ndaj Edi Rama u tërhoq.
Tërheqja nuk është në stilin e Ramës. Eshtë në stilin e shtetarëve bashkëkohor kudo në botë. Por jo në stilin e Ramës. Megjithatë ta quajnë një pjekuri. Dhe do të bëj mirë të tërhiqet edhe nga 18 qershori. se të gjitha janë të mundshme. Mjafton vullneti politik. Ndaj më e rëndësishmja është çështja.
Dhe rruga se si e arrin atë është vetëm një… protesta jo me dhunë,djegie si i di mirë soji i revolucioneve, i Edi Ramës, por me dinjitet demokracie. Shkurt, të gjitha janë aludime të cilat ata ua servirin që tu hipi gjaku në kokë. Ndaj kujdes, mos bini në atë grackë hafijesh.