Tabaku: Ekonomia në faliment, faturën e paguajnë shqiptarët me varfëri dhe çmime që rriten

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku flet për gjendjen e ekonomisë, e cila sipas saj mbahet në këmbë vetëm nga shteti dhe jo nga prodhimi real apo rritja e konsumit qytetar. ”Gjysma e rritjes ekonomike sot vjen nga pagat e administratës publike, një administratë që është tashmë përtej çdo limiti dhe kapaciteti. Ndërsa konsumi është rritur me 12.5% vetëm falë shpenzimeve të qeverisë, jo për shkak të fuqisë blerëse të qytetarëve”, tha Tabaku.

Për të modeli ekonomik i ndërtuar nga qeveria po e kthen Shqipërinë pas në kohë, duke e krahasuar me vitet ’80, kur ekonomia ishte e komanduar dhe jo e lirë. Sipas Tabakut, tre sektorët kryesorë bujqësia, energjia dhe industria janë në rënie, duke sjellë njëkohësisht humbje të vendeve të punës.

“Ky është një model ekonomik pa reforma strukturore, i kriminalizuar nga pastrimi i parave dhe i dëmshëm nga zhvlerësimi i euros. Ai nuk prodhon zhvillim dhe në fund pasojat i vuajnë qytetarët”. Tabaku theksoi se përqendrimi i përfitimeve vetëm tek një pakicë po e kthen buxhetin e shtetit në një instrument në shërbim të interesave të ngushta. ”Buxheti sot nuk është në shërbim të qytetarëve, por fatkeqësisht vetëm në shërbim të pakicës”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?