Tabaku: Komisioni Evropian përjashton arrestimin e gazetarëve. Duhet t’u përputhemi standardeve të BE

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku, në një prononcim për mediat ka komentuar ndryshimet e propozuara për Kodin Penal sa i takon dekriminalizimit të shpifjes te gazetarët.

“Ne propozuam një draft të kodit penal i cili kishte shfuqizim të nenin për fyerjen dhe shpifjen, jo vetëm për gazetarët por dhe për qytetarët. Një masë për të treguar që fjala e lirë nuk kërcënohet me burg, sigurisht që ka masa në kodin civil. Qeveria shqiptare vendoi që neni për fyerjen të mos ta prekë, ndërsa shpifjen ta prekë dhe të përcaktojë grupin e individëve që do të jenë jashtë kërcënimit me burg, duke seleksionuar ata gazetarë që do t’i kërcënojë me burg dhe të tjerë që do t’i lejojë të shpifin e të fyejnë. Sot duhet të marrim vendimin për t’iu bashkuar standardeve evropiane apo do të përdorim median si formë presioni”, tha ndër të tjera Tabaku.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka të drejtë Trumpi për Groenlandën?