Tabaku: Komisioni për të Drejtat e Njeriut, i hapur për minatorët e Spaçit

Minatorët e minierës së Spaçit në Mirditë ndodhen në ditën e 14-të të protestës së tyre, duke kërkuar kushte më të mira pune, rritje pagash, njohjen e sindikatës dhe nënshkrimin e kontratës kolektive me kompaninë. Protesta ka tërhequr vëmendjen e Komisionit Parlamentar për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik, i drejtuar nga deputetja Jorida Tabaku.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Tabaku ka shprehur mbështetjen për minatorët protestues dhe ka ftuar përfaqësuesit e tyre të diskutojnë në komisionin parlamentar për të drejtat dhe problematikat që po përballen.

 

Swiss Digital Desktop Reklama

“Komisioni për të Drejtat e Njeriut është një derë e hapur ku mund të trokasë kushdo,” theksoi Tabaku.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?