Tabaku në Kuvend: Buxheti është han pa porta
Deputetja e PD-së Jorida Tabaku ka kritikuar menaxhimin e buxhetit dhe proceset e qeverisjes nga qeveria aktuale.
Gjatë fjalës në seancën plenare këtë të enjte në Kuvend, ajo tha se shqiptarët mezi arrijnë të kalojnë muajin. Tabaku shtoi se kjo situatë nuk lidhet vetëm me raportet e KLSH apo dosjet e SPAK, por ka të bëjë direkt me vendimet dhe ligjet që miratohen në Kuvend.
“Një qeveri që kontrollon çdo kontratë dhe çdo tender është shembulli i procedurave të korruptuara. Buxheti është han pa porta, nuk ka vlerë asnjë proces buxhetor. Buxheti ndryshohet dhe s’ka vlerë”,-tha Tabaku.
Ajo shtoi se mekanizmat që mbahen brenda qeverisë, të cilat SPAK i quan korrupsion, vijnë kryesisht nga dosjet e lexuara nga zyrtarë si Ahmetaj, Veliaj dhe zv/kryeministrja.
KOHA JONË SONDAZH

