Tabaku nxjerr pamjet: Sjellja e dhunshme e policisë nuk kursen as median
Lajme E Enjte, 23 Korrik 2026 13:17
Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku, ka ndarë disa pamje nga situata e tensionuar në protestën e sotme para Kuvendit.
Në një video të publikuar nga Tabaku në rrjetet sociale, shfaqet momenti kur policia hedh ujë dhe spraj me piper drejt portestuesve dhe makinave të mediave që ndodhen aty për të pasqyruar protestën.
“Sjellja e dhunshme e policisë ndaj protestuesve e pakuptueshme! Një sjellje që nuk kursen as median!”, shkruan Tabaku.
KOHA JONË SONDAZH

