Tabaku: Opozita duhet të rishpikë veten, PD ka nevojë për hapje dhe rotacion politik

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, gjatë një interviste në emisionin “Kjo Javë” në News24, theksoi se opozita po përballet me një moment vendimtar dhe se Partia Demokratike duhet të pësojë ndryshime të thella për të rikthyer besimin e qytetarëve.

Sipas Tabakut, një opozitë që ndodhet në mandatin e katërt jashtë pushtetit duhet të “rishpikë veten” dhe të hapet më shumë ndaj shoqërisë. Ajo nënvizoi se brenda PD-së po zhvillohen diskutime mbi instrumentet e duhura për t’u bërë një alternativë serioze qeverisëse.

“Duhet të mësim nga gabimet, të hapemi dhe të bëjmë gjërat ndryshe”, tha deputetja demokrate.

Swiss Digital Desktop Reklama

Tabaku vuri në dukje se shumë prej çështjeve që dominojnë sot debatin publik, përfshirë atë të ministres Belinda Balluku, janë denoncuar fillimisht nga PD-ja, ndërsa theksoi se opozita nuk duhet të kufizohet tek protestat, por të komunikojë drejtpërdrejt me qytetarët për të ringritur frymën opozitare.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në lidhje me skeptikët që besojnë se qeveria nuk mund të rrëzohet me votë, ajo theksoi se PD duhet të punojë njëkohësisht në të gjitha drejtimet, institucionalisht, politikisht dhe në terren.

Sipas saj, “foltorja” e nisur nga PD synon të krijojë një hapësirë të gjerë komunikimi me qytetarët dhe të shërbejë si formë rezistence demokratike, përfshirë protestat, të cilat ajo i konsideron të domosdoshme për çdo opozitë.

Deputetja theksoi gjithashtu rëndësinë e rotacionit politik brenda forcës së djathtë, si dhe nevojën për të afruar figura të reja, të cilat mund të japin kontribut real në rigjallërimin e opozitës.

“Grupi parlamentar duhet të pasqyrojë vizionin e ri të partisë. Rotacioni dhe përfshirja e individëve të rinj janë thelbësore për ringritjen e PD-së,” u shpreh Tabaku, duke shtuar se turi që pritet të nisë partia synon pikërisht identifikimin e kandidatëve të rinj që mund t’i bashkohen platformës opozitare.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?