Tabaku: PD të mësojë nga gabimet e së shkuarës, e ka detyrë të premtojë rrëzimin e qeverisë
Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku flet mbi perspektivat politike dhe ekonomike të vitit 2026, duke u ndalur te roli dhe përgjegjësitë e opozitës në situatën aktuale politike të vendit.
Për të është detyrë themelore e opozitës të synojë dhe të premtojë rrëzimin e qeverisë, duke theksuar se rotacioni politik, sipas saj, është penguar ndër vite përmes skemave të ndryshme. E ftuar në ”News 24”, ajo pranoi se opozita mban përgjegjësi për gabimet e saj, të cilat kanë ndikuar në gjendjen ku ndodhet sot skena politike.
Deputetja demokrate theksoi se më e rëndësishme është të nxirren mësime nga këto gabime, në mënyrë që opozita të ndryshojë qasje dhe të përmirësohet. Sipas saj, e shkuara duhet të shërbejë si bazë për reflektim dhe për ndërtimin e një alternative më të fortë dhe më të besueshme për të ardhmen.
KOHA JONË SONDAZH

