Takime me Ramën dhe Nufin, ministri Dendias reagon para vizitës në Tiranë

Ministri grek i Mbrojtjes Nikos Dendias mbërrin sot në Tiranë, ku do të zhvillojë takime me kryeministrin Edi Rama dhe ministrin e Mbrojtjes, Ermal Nufi.

“Vizitoj sot Shqipërinë, ku do të kem takime me homologun tim Ermal Nufi, Kryeministrin Edi Rama dhe Fortlumturinë e Tij, Kryepeshkopin e Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Imzot Joanin”, shkruan Dendias në “X” pak para nisjes së vitës në Tiranë.

Sipas agjendës, Dendias takohet fillimisht me homologun e tij shqiptar Ermal Nufi e më pas rreth orës 12:30 do të ketë një takim kokë më kokë me kryeministrin Edi Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?