Takimi i Ministrave për Procesin e Berlinit, Elisa Spiropali nga Belfasti: Qyteti që e shndërroi ndasinë në dialog

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali ndodhet në Belfast, Irlandë e Veriut, ku do të marrë pjesë në Takimin e Ministrave të Jashtëm të Procesit të Berlinit. Spiropali shkruan se ndodhet në Belfasti, ku tregon se ky qytet e shndërroi ndasinë në dialog.

”Sapo mbërritëm në Belfast të Irlandës së Veriut për Ministerialin e Procesit të Berlinit. Nga qyteti që e shndërroi ndasinë në dialog, përçojmë të njëjtën frymë për Ballkanin Perëndimor. Belfasti na kujton se paqja nuk trashëgohet lehtë, ajo ndërtohet ditë pas dite përmes bashkëpunimit, zhvillimit dhe integrimit. Shqipëria rolin udhëheqës në këtë proces nuk e ka fituar me retorikë, por përmes reformave, veprimit dhe besimit”,-shkruan ministrja në një postim në Facebook.

Spiropali përgjatë ministerialit do të zhvillojë disa takime të rëndësishme bilaterale, si dhe do të jetë folëse kryesore e disa sesioneve plenare që lidhen me sigurinë europiane dhe migrimin; pajtimin në Ballkanin Perëndimor; integrimin e rajonit drejt BE-së. Ky Ministerial është pjesë e serisë së takimeve në nivel ministror që Mbretëria e Bashkuar, si vend pritës i Procesit të Berlinit 2025, është duke organizuar me tematika që përfshijnë politikën e jashtme, të brendshme dhe ekonomike.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?