Takimi i të diplomuarve të FBI në Tiranë, Ambasada e Amerikës: Lufta kundër krimit të organizuar dhe zbatim më i fortë i ligjit

Ambasada e Amerikës në Tiranë ka komentuar mbledhjen në Tiranë të 235 profesionistëve të zbatimit të ligjit nga SHBA, Europa dhe Shqipëria. Ambasada shkruan se FBINAA bashkon drejtues të lartë të strukturave ligjzbatuese të trajnuar në Akademinë Kombëtare të FBI-së për të ndarë ekspertizë, për të forcuar bashkëpunimin dhe për të luftuar krimin e organizuar përtej kufijve. Më tej në njoftimin e Ambasadës së SHBA në Tiranë theksohet se qëllimi i Shteteve të Bashkuara është zbatimi më i fortë i ligjit dhe siguri më e madhe për qytetarët.

Postimi i plotë

Kur Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria qëndrojnë së bashku, komunitetet tona janë më të sigurta.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga 19 deri më 23 shtator, Sesioni i 42-të i Trajnimit të Vazhdueshëm i Kapitullit Europian të FBINAA-së mblodhi së bashku 235 profesionistë të zbatimit të ligjit nga Shtetet e Bashkuara, Shqipëria dhe e gjithë Europa.

Swiss Digital Mobile Reklama

FBINAA bashkon drejtues të lartë të strukturave ligjzbatuese të trajnuar në Akademinë Kombëtare të FBI-së për të ndarë ekspertizë, për të forcuar bashkëpunimin dhe për të luftuar krimin e organizuar përtej kufijve. Qëllimi ynë është i qartë: zbatim më i fortë i ligjit, siguri më e madhe dhe komunitete më të sigurta në Shtetet e Bashkuara dhe në Shqipëri.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?