Takimi me homologun holandez, Rama publikon fotot: Folëm për marrëveshjen e partneritetit strategjik

Me ftesë të homologut të tij holandez, kryeministri Edi Rama ishte sot në një vizitë zyrtare në rezidencën kryeministrore të Dick Schoof në Hagë.

Kreu i qeverisë ka ndarë disa foto nga ky takim, teksa shpreh kënaqësi për ftesën dhe mikpritjen, duke theksuar se në tryezën e diskutimeve ishin marrëveshjet e partneritetit strategjik mes dy vendeve.

“Kënaqësi e posaçme ftesa dhe mikpritja e shefit të qeverisë së Hollandës, Dick Schoof, në rezidencën e tij kryeministrore në Hagë, ku folëm për marrëveshjen e partneritetit strategjik mes dy shteteve tona, diçka e pamendueshme vetëm deri pak vite më parë”, shkruan Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?