Takimi me kryebashkiakët, Rama: Flotë automjetesh për pastrimin e kanaleve. 1 mijë laboratorë për teknologjinë

Kryeministri Edi Rama zhvilloi këtë të premte një takim me kryebashkiakët socialistë, në kuadër të turit ”Për punët e Shqipërisë”. Rama tha se synojnë ndërtimin e 1 mijë laboratorëve të dedikuar për teknologjinë, dhe se drejtoritë e Bashkive duhet të punojnë për të organizuar një sistem ku të rinjve t’iu jepet mundësia që të kenë akses në laboratorë edhe pas orëve të mësimit. Një tjetër porosi e dhënë nga Rama, është që bashkitë duhet të ngrenë një zyrë të ndihmës juridike për kadastrën në mënyrë që ajo të ndërtojë planet priorirate të legalizimit dhe përcaktimn e zonave prioritare.

”Kemi nisur një proces me ekipet e ministrive për të parë situatën në lidhje me prioritetet dhe problematikat e për të pasur një lexim të plotë të çdo sektori në kontekstin e kësaj faze të qeverisjes. Për këtë arsye menduam që të bëjmë edhe këtë takim.

Kemi përgatitur një projekt të rëndësishëm për të mbështetur pushtetin vendor për të vënë në dispozicion të bashkive flotë të re automjetesh që do të duhet të ndihmojnë në proceset që kanë të bëjnë me pastrimin e kanaleve dhe punën e domosdoshme parapërgatitore për sezonet e mëtejshme që të lehtësohen proceset e ujitjes dhe pasoja që vijnë nga përmbytjet. Projekt që do ta finalizojmë në muajt në vijim.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një pikë tjetër e rëndësishme është puna për të finalizuar sistemin e adresave, duke kërkuar të gjithë ju të angazhoheni shumë seriozisht në atë pjesë të punës që takon bashkive. Finalizimi do angazhimin e individëve dhe në pikat e planitë të punës do të ketë një pikë për penalitet për ata që nuk bashkëpunojnë me pushtetin vendor për t’u bërë pjesë e sistemit të adresave”, tha ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nga ana tjetër Rama paralajmëroi se do të nisë edhe prodhimi i mjeteve zjarrfikëse të cilat do t’iu vendosen në dispozicion bashkive. ”Jemi të vetëdijshëm për mangësitë e trashëguara në logjistikën që lidhet me zjarrfikësit. Për këtë arsye kemi miratuar një projekt të paraqitur nga ministri i pushtetit vendosur lidhur me mobilizimin e një financimi të nevojshëm duke shfrytëzuar kapacitetet e kompanisë që është një shoqëri e përbashkët shtetërore dhe private e krijuar rishtaz në sistemin tonë të ministrisë së mbrojtjes. Do nisim të vëmë në dispozicion të bashkive automjetet zjarrfikëse që janë të domosdoshme”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?