Takimi me Ramën në Vlorë, Çuçi: Reforma Territoriale duhet kuptuar në thelb

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot në Vlorë një takim me strukturat e Partisë Socialiste, përfaqësues të pushtetit vendor dhe drejtues të Bashkive Vlorë e Selenicë, ku në fokus ishte reforma territoriale.

Pas përfundimit të takimit, drejtuesi politik i PS për qarkun e Vlorës, Bledi Çuçi, sqaroi se mbledhja nuk kishte si qëllim marrjen e vendimeve, por dëgjimin e qëndrimeve dhe shpjegimin e propozimit për reformën.

Çuçi e cilësoi takimin të rëndësishëm, duke argumentuar se ende ka paqartësi rreth synimeve të reformës, veçanërisht sa i përket përmirësimit të shërbimeve dhe rritjes së investimeve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas tij, diskutimi u dha mundësinë edhe personave që kundërshtojnë reformën të merrnin përgjigje për shqetësimet e tyre.

Swiss Digital Mobile Reklama

Çuçi tha se në këtë takim kishte rolin e mikpritësit të ministrave përgjegjës, deputetëve dhe kryeministrit, ndërsa synimi kryesor ishte dëgjimi i banorëve dhe përfaqësuesve të Vlorës përpara çdo vendimmarrjeje.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A duhet liruar Erion Veliaj të drejtojë bashkinë nga zyra?