Takimi me senatorin De Rosa, deputetja Zhupa: Bashkëpunim për shqiptarët në Itali dhe zgjerim të shërbimeve konsullore

Kryetarja e Komisionit për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën, deputetja e PD, Ina Zhupa zhvilloi një takim me senatorin italian Raffaele De Rosa, anëtar i Komisionit për Punët e Jashtme dhe Mbrojtjen në Senatin Italian, ku në fokus ishte forcimi i marrëdhënieve mes dy vendeve dhe mbështetja për shqiptarët në Itali. Zhupa vlerësoi rolin e diasporës shqiptare dhe kërkoi rritjen e bashkëpunimit për zgjerimin e shërbimeve konsullore, përfshirë mundësinë e hapjes së një konsullate në Padova dhe shtimin e konsujve të nderit. Në takim u diskutua edhe nevoja për më shumë mbështetje institucionale për mësimin e gjuhës shqipe tek fëmijët e emigrantëve, si dhe përmirësimi i procesit të votës së diasporës.

Postimi i plotë

Kënaqësi të zhvilloja një takim me Senatorin italian Raffaele De Rosa, anëtar i Komisionit për Punët e Jashtme dhe Mbrojtjen, si edhe i Komisionit për të Drejtat e Njeriut në Senatin Italian. Biseduam mbi forcimin e marrëdhënieve mes dy parlamenteve tona, rolin e rëndësishëm të diasporës shqiptare në Itali dhe mbështetjen e vazhdueshme që Italia i ka dhënë Shqipërisë në rrugën e integrimit europian. Historia, miqësia dhe solidariteti mes dy kombeve tona mbeten një urë e fortë bashkëpunimi, për të cilën shqiptarët kanë mirënjohje të veçantë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Diskutuam gjithashtu për nevojën e zgjerimit të bashkëpunimit ekonomik, kulturor dhe turistik, duke afruar më shumë institucionet dhe qytetarët tanë. Mundësinë e hapjes se konsullatës në Padova, edhe nevojën për të shtuar numrin e konsujve të nderit. Mësimi i gjuhës shqipe për fëmijët shqiptar ka ecur nga shoqatat atje por ka nevojë për më shumë mbështetje institucionale.

Swiss Digital Mobile Reklama

Një çështje me rëndësi ishte edhe vota e diasporës. Eksperienca e zgjedhjeve të fundit tregoi se ka shumë probleme që duhen adresuar për të garantuar një proces të sigurt, të besueshëm dhe funksional për shqiptarët jashtë vendit. Modeli italian i votimit të diasporës është një eksperiencë që mund të studiohet dhe diskutohet nga Komisioni i Posaçëm i Reformës Zgjedhore, me synimin për të përmirësuar përfaqësimin dhe pjesëmarrjen e shqiptarëve kudo ku jetojnë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se Shqipëria pranohet në BE deri në vitin 2030?