Takimi me Spiropalin në Prishtinë, Haradinaj: Faleminderit Ramës për përkushtimin ndaj çlirimtarëve të UÇK-së

Vizita e ministres për Evropën dhe Punën e Jashtme, Elisa Spiropali në Kosovë, u shoqërua edhe me një takim me ish-kryeministrin Ramush Haradinaj. Ishte vetë Haradinaj ai që bëri publik lajmin dhe pamjet nga takimi në rrjetet sociale.

“Kënaqësi ta mirëpresim Ministren për Evropë dhe Punë të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, znj. Elisa Spiropali. Në takim vlerësova angazhimin e Qeverisë shqiptare në çështjet me rëndësi për Kosovën. Diskutuam për zhvillimet që po kalojnë Kosova, Shqipëria dhe rajoni, si dhe për proceset që na presin përpara, veçanërisht ato që lidhen me sigurinë dhe proceset integruese, me synimin tonë strategjik, anëtarësimin në NATO”, shkruan Haradinaj.

Nga ana tjetër, ai thekson edhe se forcimi i marrëdhënieve mes dy vendeve mbetet prioritet. “Forcimi i marrëdhënieve bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë mbetet prioritet i përhershëm i yni. Integrimi ndër shqiptar është domosdoshmëri kombëtare dhe garanci për të ardhmen tonë të sigurt. I shpreha falënderimin për kujdesin dhe përkushtimin e Qeverisë shqiptare, të udhëhequr nga Kryeministri Edi Rama, ndaj çlirimtarëve që po përballen me drejtësinë në Hagë”, shtoi ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ftesa e Trump e shpëton Ramën nga sulmet e brendshme politike?