Taksistët kundër amnistisë: Diskriminim, paguajmë çdo detyrim

Dita kur nis zbatimi i amnistisë fiskale, për shoqatën e taksistëve shënon momentin kur shteti rreshtohet në krah të konkurrencës së pandershme. Kreu i shoqatës Gëzim Bardhi thotë se 6 maji është dita kur gëzohen ata që kanë deri dje nuk e njohën shtetin dhe hidhërohen ata që e respektuan ligjin.

Amnistia fiskale do të pastrojë nga borxhet që kanë shënuar tatimet 91 miliardë lekë. Për kreun e shoqatës së taksistëve Gëzim Bardhi 6 maji është dita kur shteti po formalizon informalitetin dhe konkurrencën e pandershme. Sipas tij, aktivitetit i tyre diskriminohet me këtë  ligj, duke u renditur ndër  bizneset që i qëndrojnë korrekt pagesës së gjobave, taksave apo çdo detyrimi tjetër ndaj shtetit.

Bardhi: Pjesa më e madhe e bizneseve janë shumë të rregullt me detyrimet fiskale të shtetit për mos thënë që pjesa  më e madhe gati mbi 80%. Atëhere falja për kë bëhet për ata që nuk paguajnë apo për ne që jemi gjithmonë të rregullut?! Po them me bindje që kjo lloj falje favorizon informalitetin dhe jo ne. Sepse duke i faluar atyre aq pakk sa janë ata shtetit i jep një nxitje atyre zotërinjeve të cilët duke qenë se janë mësuar mos paguajnë do vazhdojnë ëmos paguajnë sepse do presin zgjedhjet e tjera dhe thonë se do bëhët përsëri një falje.

Mbi të gjitha, thotë kryetari shoqatës së taksistëve të Tiranës, nisma të tilla në prag të zgjedhjeve, por krijon një traditë të gabuar, ku sipërmarrësit, individët dhe bizneset përsëri nuk do të paguajnë në pritje të zgjedhjeve të ardhshme për një tjetër falje.

Bardhi: Janë sepse që në momentin e parë që qoftë edhe një taksist ka detyrime fiskale në momentin e parë farë i bëhet presioni dhe kanë paguar jo gjobat, por nga 300 mijë lek gjobë super gjobës. Madje vjelja e detyrimeve është bërë me mënyrat e tyre, për të na i marrë na i kanë marrë më të thjeshtë. Doja të dija që këto që na i kanë marrë ne me forcë do na i falë ne?!

Ligji i amnistisë për 91 mld lekë borxhe ndaj shtetit shqiptar hyn sot në fuqin dhe subjektet përfituese kanë kohë 9 muaj për tu bërë pjesë e ligjit.

SHKARKO APP