Tatimet 10 milionë lekë gjobë biznesit për 15 kg gjizë pa faturë, Erion Braçe denoncon rastin: Mbaje dorën or trim!

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka publikuar në rrjetet sociale faturat e gjobave që Tatimet dhe AKU i kanë vendosur një biznesi të vogël në lagjen nr.5 të Tiranës, ku sipas inspektimeve janë konstatuar 15 kilogramë gjizë pa faturë tatimore.

“Mbaje dorën or trim, mbaje!
825.000 leke gjobe tatimet + 150.000 lekë gjobë AKU për 15.82 kilogramë gjizë me vlerë 229 leke!
Kuptoni? Gjizë!
E gjitha në mes të një lagjeje të varfër në Njësinë 5!
Jo te restoranti i luksit, por tamam te kjo lagjja!
Natyrisht, është bërë aq e njohur kjo historia e TVSH se bujqësisë dhe blegtorisë, autofatura sa edhe dordomuzet fiskale e kane kuptuar se ketu behet edhe plani i “formalizimit” edhe hapësira e korrupsionit!
tani jemi ne piken qe policimi i prodhimit bujqësor të cilin e sheh si zgjidhje veç Dhimua, kënaq veç Muçin e çdo Muç tjetër që firmos në këto letra që janë nam, bëjnë nam dhe na bëjnë të lëmë nam!” shkruan Braçe në postimin e tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?