FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Tatimet fshijnë 91.6 milionë euro detyrime, përfitojnë 105 mijë tatimpagues

Administrata Tatimore ka lajmëruar se ka mbyllyr me sukses procesin automatik të fshirjes/shuarjes pa kusht të detyrimeve tatimore të papaguara për kategoritë e parashikuara në ligj.

Tatimet thonë se nga ky proces kanë përfituar 105,409 tatimpagues, ndërsa vlera totale e detyrimeve të fshira/shuara arrin në rreth 91.6 milionë euro.

105,409 tatimpagues kanë përfituar nga ky proces, duke iu fshirë/shuar detyrime në vlerën prej 91.6 milionë euro, nga të cilat:

Swiss Digital Desktop Reklama

– 70.5 milionë euro gjoba administrative të vendosura nga inspektorët tatimorë për detyrime të papaguara që lidhen me periudha tatimore deri më 31 dhjetor 2014 dhe me datë kontabilizimi deri më 31.12.2024, për 13,667 tatimpagues përfitues.

Swiss Digital Mobile Reklama

– 21.1 milionë euro gjoba të tjera administrative, përfshirë gjobat për dorëzim të vonuar të deklaratave, që lidhen me periudha tatimore deri më 31 dhjetor 2024 dhe me datë kontabilizimi deri më 30.06.2026, me kusht që deklaratat përkatëse të kenë statusin “e dorëzuar”, për 96,302 tatimpagues përfitues.

Kujtojmë tatimpaguesit se kanë afat deri më 30 Qershor 2026:

Të paguajnë me një këst të vetëm 50% të detyrimit kryesor (principalit) për detyrimet tatimore të periudhës 01.01.2015 – 31.12.2019, me qëllim përfitimin e fshirjes së 50% të mbetur të principalit, si dhe faljen e plotë të gjobave dhe kamatëvonesave”, thuhet në njoftim.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?