Taulant Balla: Eshtë çështje orësh dhe dorëzojmë për votim në parlament ndryshimet e Kodit Penal!
Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla i pranishëm në “Real Story” deklaroi se mazhoranca socialiste do të ndërhyjë në Kodin e Procedurës Penale për të ndryshuar nenin 242, duke sqaruar se institucionet kushtetuese nuk mund të pezullohen nga detyra me vendim gjykate.
I pyetur nga gazetari Sokol Balla se çfarë do të bëjë Kuvendi pas “mosvendimit” 4 me 4 të Gjykatës Kushtetuese për padinë e kryeministrit Edi Rama, ai tha se është detyrë e Parlamentit të zgjidhë ngërçin kushtetues të krijuar.
Sipas Ballës, interpretimi aktual i nenit 242 mund të çojë në absurditete juridike, duke hapur mundësinë që edhe Presidenti i Republikës, Kryeministri apo drejtues institucionesh të pavarura si KLSH të pezullohen nga detyra.
Sipas tij, ndryshimet që janë gati do të parashikojnë qartë se Presidenti, Kryeministri, anëtarët e Këshillit të Ministrave, Kryetari i KLSH, Avokati i Popullit dhe institucione të tjera monokratike kushtetuese nuk mund të pezullohen nga detyra.
Balla shtoi se kjo praktikë ekziston në vende të tjera europiane dhe argumentoi se Gjykata Kushtetuese kishte mundësinë ta zgjidhte vetë këtë çështje, por nuk arriti në një vendim për shkak të ndarjes 4 me 4.
Ai theksoi se ndryshimet janë gati dhe do të dorëzohen çështje orësh.
Sokol Balla: Atëherë cfarë do bëni ju? Atëherë ne duhet të marrim përgjegjësinë se ky institucioni ku jeni sot ju është institucioni në piramidën e shtetit. Ka një ngërc që duhet zgjidhur. Kush është ngërci? Pyetjes së kryeministrit në emër të ekzekutivit, ku palë u thërrit edhe parlamenti edhe Presidenti, Kushtetuesja për faj të mungesës së një anëtari, se po të ishte do e ndante. Për.. nuk i di arsyet, dhe nuk i hyj, se ka edhe arsye të tjera padyshim që duhet të ketë, nuk kemi. Atëherë ne cfarë duhet të bëjmë? Ne kemi për detyrë ta sqarojmë.
Taulant Balla: Dikush thotë, nga këto banaqet e këtyre darkave, shiko se kanë bërë gabim, ose kanë harruar në 2012 kur kanë ndryshuar, e kemi hequr si koncept, kemi harruar që ministri ka të njëjtën status si deputeti, jo vetëm imunitet, edhe ministri aty e ka. Mund të jetë kjo, por nuk është kështu. Ta zëmë ka një çështje në një prokurori në rastin në fjalë për shkak të atributeve, zyrës e karriges që mban Prokuroria e Posaçme, ka një çështje për Presidentin e Republikës. Edhe thotë prokurori, për shkak se është komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura unë dua ta pezulloj. Ky nuk është i zgjedhur siç ma thotë 242 në Kodin e Procedurës Penale, mund ta pezulloj. Pyetja që kam, a mund të pezullohet Presidenti i Republikës nëse e lexojmë siç e kanë lexuar në rastin në fjalë. Presidenti mund të pezullohet. Natyrshëm, Presidenti nuk mund të pezullohet. Madje edhe për procedurën e marrjes në pyetje në rastin e Presidentit apo Kryeministrit, Kodi i Procedurës Penale ka të përcaktuar mënyra të tjera. Nuk paraqitet në Prokurori. Pyetet në zyrën e tij, këto janë detaje. Pra, të qenë në këto rrethana, a mund të pezullohet kreu i KLSH? Dhe pyetja që shtrohet pas saj, A mund të delegohet? Jo, smund të delegohet. KLSH nuk delegon dot te askush. Kemi patur raste, ngelëm 6-7 muaj iku ish-kryetari Bujar Leskaj, ca kohë, pastaj u kthye prape se nuk zëvendësohej dot.
Sokol Balla: Dikush mund të ngrihet të thotë të pezullojmë kryeministrin, këtu pastaj kemi një pushtet që përcakton ndërkohë që normalisht mazhorancën e përcaktojnë njerëzit.
Taulant Balla: Dikur në fakultet, më së shumti kam bërë të drejtë kushtetuese më shumë se sa të drejtë penale, civile apo administrative. Kushtetuta që është libri themelor e ka përcaktuar qartë që një pushtet nuk mund të pezullojë një pushtet. Ky është parimi themelor, check and balance. Flasim për pezullimin, jo për arrestimin, flasim për pezullimin. Pra, se i ngatërrojnë këtu gjërat. Ti zotëri po ke provat hajde kërko arrestimin, tjetër punë. Ti ke kërkuar pezullimin. Dhe kur ke kërkuar rastin në fjalë, të koleges dhe mikes time Belinda Balluku, ke kërkuar dy masa. Heqjen e pasaportës, pra kufizimin e lëvizshmërisë jashtë vendit, dhe pezullimin. Ke argumentuar që me këto dy masa je ok. Dhe ka argumentuar që s’ka nevojë për masë tjetër për arsyet që i ka renditur në vendim gjykate. Sot me vendim gjykate kushtetuese ne jemi pikërisht aty ku ishim, ku ishim më 20 nëntor.
Sokol Balla: Pezullimi rikthehet në fuqi
Taulant Balla: Pra, u kthye pezullimi, kur të zbardhë Gjykata Kushtetuese, botohet në fletore zyrtare, Balluku është e pezulluar. Jemi në kushtet ku ishim në 20 nëntor, kaq. Ça do bëjmë ne? Gjykata Kushtetuese nuk na dha derman, në pamundësinë e vet, në pasigurinë e vet, nuk e di pa pa pa pa, se janë shumë pa pa pa, për një çështje që vetë e kanë thënë ore është 8-0 ka ndërhyrje në kompetencën e parlamentit.
Sokol Balla: Atëherë, z.Balla çfarë do të bëni?
Taulant Balla: Ça do bëjmë? Po ua them këtu sot, e kam thënë edhe në Kuvendin e Shqipërisë, neni 242 nuk reflekton parimet kushtetuese të garantimit të pavarësisë së institucioneve kushtetuese, dhe duhet të pamundësojmë keqintepretimin e këtij neni sa I përket institucioneve kushtetuese, që do të thotë me ndryshimet që janë gati, Presidenti, Kryeministri, anëtarët e Këshillit të Ministrave, Kryetari i KLSH, Avokat i Popullit, dhe institucione të tjera kushtetuese monokratike, të cilat do të jenë punë intensive e komisioneve përgjegjëse në Kuvendin e Shqipërisë, nuk mund të pezullohet.
Sokol Balla: Pra ju do të propozoni këtë ndryshim
Taulant Balla: Një praktikë, një normë që nga hulumtimi i ekspertëve tanë ekziston në gjithë Europën. Edhe pse, në Kushtetutën e Shqipërisë ishte, Gjykata Kushtetuese nuk e lexoi dot, ose e lexoi po nuk e ..
Sokol Balla: Mirë se do flasim pak për Gjykatën Kushtetuese
Taulant Balla: S’flas dot më.
Sokol Balla: Unë gazetar jam, unë do bëj pyetjet ju zgjidhni mos përgjigjeni
Taulant Balla: Unë bëj pjesë në ato njerëz, që e kam marrë jo personale, sa i përket kësaj çështje unë kam qenë dhe mbetem i bindur, nuk mund të pezullohet një organ kushtetues. Nuk mund të pezullohet, sepse në ditën që një organ kushtetues pezullon një organ kushtetues, demokracia ka përfunduar. Shiko, ne jemi një Republikë me pushtete të ndara. Kemi pushtetin legjislativ, ekzekutiv dhe gjyqësor. Natyrshëm ky pushteti gjyqësor ka një dy tre prerogative që i dinë të gjithë, kur ka prova të tjera me radhë, të thërret të dënon, në 2012 ky Kuvend i ka dhënë të drejtën ta hetojë pa e informuar, se në 2012 duhet të vije të merrje leje, a mund ta hetoj këtë personin me imunitet? Tani nuk e ke më këtë. Disa vende e kanë ruajtur, Rumania e ka ruajtur. As nuk hetohesh dot po s’more leje në parlament. Ka raste, e përmend Rumaninë për shkak të njohjes, shkollimit, u bë një reformë e ngjashme. Ka patur raste, në 2014, u kërkua hetimi i kryeministrit Viktor Ponda, parlamenti i tha për këtë çështje nuk mund ta hetosh.
Sokol Balla: Atëherë dalim tek kjo pikë, ju do i dorëzoni ndryshimet e nenit 242 të kodit, kur?
Taulant Balla: E para, duhet të sqaroj diçka, shumë më thonë, shiko çfarë ka ndodhur me PS me grupin parlamentar, me kryeministrin Rama që në rastet 1, 2, 3, 4, 5 ka mbajtur tjetër qëndrim, dhe pse ndryshe tani. Ndryshimet janë gati, procedura parlamentare kërkon që ndryshime në Kod nuk bëhen dot me procedurë të përshpejtuar. Do të duhet të presim, atë 14 ditëshin e kësaj kohës që quhet koha e fjetjes së projektligjit në faqen e publikimit. Vetëm pasi të kalojë 14 ditëshi, do të nisë procesi i shqyrtimit.
Sokol Balla: Kur do e dorëzoni
Taulant Balla: Është gati, është thjesht dhe vetëm çështje orësh
KOHA JONË SONDAZH

