Taulant Balla: Flamur Noka të dalë jashtë, i tha ministrit “idiot”
Seanca e sotme ka nisur me debate të ashpra mes opozitës dhe mazhorancës lidhur me vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja në Gjykatën e Apelit.
Kreu i grupit të PD, Gazment Bardhi, kërkoi dorëheqjen e ministres së Brendshme, Albana Koçiu.
Ndërsa, përgjigjen e morën nga ministri i ri i Drejtësisë, Lamallari, i cili iu kujtoi gjuhën denigruese që kryetari i tyre, Sali Berisha përdor ndaj gjyqtarëve e prokurorëve.
Nga ana tjetër, Taulant Balla ka bërë debat me Flamur Nokën, me pretendimin se ky i fundit kishte fyer ministrin Lamallari.
“U bë seanca e disatë radhazi, por sot po arrihet kulmi, kërkohet fjala për procedurë. Në procedurë kërkohet dorëheqja e një ministri. Në seriozitetin e një parlamenti, një grup parlamentar i disa deptuetëve, nëse u dhemb shpriti seriozisht, mund të kishin ardhur me kërkesë procedurale. Javën e ardhshme do kemi një debat 12 orë e gjysmë për 5 institucoinet e drejtësisë që do raportojnë. Nuk mund të kryejnmë debat për një çështje, fyejmë familjen e të ndjerit. Presin distancim që nga dera e gjykatës kërcënojnë prokurorë e gjyqtarë. Unë jam i shumicës, fjala për procedurë, merret kur bëhet fjalë për rendin e ditës. Kemi bërë diskutim në Konferencën e Kryetarëve, sot tha njëri, nuk do kemi teatër. Ky njeriu këtu nuk ka vend, i bërtiste ministrit o idiot. Ose t’i kërkojë ndjesë ministrit, ose zoti kryetar kërkoj 5 minuta pushim dhe ky person të dalë jashtë”, tha Taulant Balla.
KOHA JONË SONDAZH

