Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 23 Tetor 2026, 22:02 Amerika shpall heliumin si material kritik SHBA-ja e ka shpallur heliumin material kritik, duke theksuar rëndësinë e tij në prodhimin e gjysmëpërçuesve dhe energjisë. Ky vendim synon të mbështesë prodhuesit…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Dashnor Sula
  • Berisha, Rama
  • Protesta në Francë
  • Ermal Beqiri
  • Incidenti në Kuvend
  • Taulant Balla
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Dashnor Sula
  • Berisha, Rama
  • Protesta në Francë
  • Ermal Beqiri
  • Incidenti në Kuvend
  • Taulant Balla
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Taulant Balla i përgjigjet letrës anonime të LHSH: S’kam kërkuar kurrë shkarkimin e asnjë hoxheje

Lajme E hënë, 13 Korrik 2026 17:31
Taulant Balla i përgjigjet letrës anonime të LHSH: S’kam kërkuar kurrë shkarkimin e asnjë hoxheje
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Kreu i grupit parlamentar i PS-së, Taulant Balla, ka reaguar përmes një letre publike ndaj një shkrese anonime që sipas tij i është drejtuar nga një “anëtar pa emër” i Lidhjes së Hoxhallarëve të Shqipërisë (LHSH). Balla mohon kategorikisht çdo pretendim se ka ndërhyrë në çështjet e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë apo se ka kërkuar shkarkimin, largimin ose ndëshkimin e ndonjë hoxheje, myftiu apo kleriku fetar. ”Refuzoj gjuhën kërcënuese që përshkon letrën tuaj. Referencat për ndëshkime në këtë botë apo në tjetrën nuk i shërbejnë as dialogut qytetar dhe as besimit fetar. Politika dhe feja kanë secila vendin e vet dhe unë kam respektuar gjithmonë autonominë e institucioneve fetare, ashtu siç respektoj çdo besimtar të këtij vendi”,-shkruan Balla.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Postimi i plotë nga Balla

Mund t'ju interesojë

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë...

Para 3 orësh
Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh

Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh

Para 4 orësh
VIDEO/ Taulant Balla: Student një person që rri gjithë ditën me maskë dhe lëviz me Benz me xhama të zinj?

VIDEO/ Taulant Balla: Student një person që rri gjithë ditën me maskë dhe lëviz me Benz...

Para 4 orësh

LETËR-PËRGJIGJE PUBLIKE ndaj një letre anonime publike që një “anëtar pa emër” i LHSH ka drejtuar drejt meje

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

I nderuar zotëri apo kushdoqofshin ata që fshihen pas rreshtave të letrës anonime drejtuar meje,

es-Selamu alejkum.

Lexova letrën tuaj publike pa emër dhe, përtej tonit të saj, ndiej detyrimin t’ju përgjigjem me qetësi. Së pari, deklaroj në mënyrën më kategorike se nuk kam ndërhyrë kurrë dhe nuk kam kërkuar kurrë nga Komuniteti Mysliman i Shqipërisë shkarkimin, largimin apo ndëshkimin e asnjë hoxhe, myftiu apo kleriku fetar. Ky pretendim është i pavërtetë.

Nëse dispononi qoftë edhe një provë të vetme që mbështet këtë akuzë, bëjeni publike. Në të kundërt, ju ftoj ta tërhiqni atë, sepse askush nuk ka të drejtë të njollosë tjetrin me insinuata.

Së dyti, refuzoj gjuhën kërcënuese që përshkon letrën tuaj. Referencat për ndëshkime në këtë botë apo në tjetrën nuk i shërbejnë as dialogut qytetar dhe as besimit fetar. Politika dhe feja kanë secila vendin e vet dhe unë kam respektuar gjithmonë autonominë e institucioneve fetare, ashtu siç respektoj çdo besimtar të këtij vendi.

Nëse dëshironi ta mbështesni argumentin tuaj mbi fenë islame, atëherë duhet të kujtojmë një parim themelor të saj: besimtari nuk akuzon kurrë pa prova. Kurani i Shenjtë e dënon rëndë shpifjen dhe dëshminë e rreme, sepse ato cenojnë nderin e njeriut dhe helmojnë jetën e bashkësisë. Besimi nuk ndërtohet mbi hamendësime, por mbi të vërtetën; jo mbi aludime, por mbi fakte.

Ka edhe një paradoks që nuk mund të mos e vë në dukje. Ju më qortoni për gjoja ndërhyrje të politikës në çështjet e fesë, ndërkohë që vetë letra juaj është një akt politik. Ju zgjidhni ta publikoni atë për të ngritur akuza pa prova, por nuk zgjidhni të vendosni as emrin tuaj poshtë saj. Anonimati nuk është guxim qytetar; është mënyra më e lehtë për të hedhur baltë pa mbajtur përgjegjësi. Kush beson se po mbron të vërtetën nuk ka arsye të fshihet pas anonimatit.

Prandaj, zgjedhja është e thjeshtë: Ose paraqisni provat për akuzën që keni ngritur, ose përballuni me pasqyrën tuaj si një shpifës. Ky nuk është vetëm një detyrim ndaj së vërtetës, po dhe ndaj vetë parimeve fetare që ju i thërrisni në ndihmë. Shqipëria është një vend ku liria e besimit është e shenjtë dhe ku shteti nuk ndërhyn në jetën e komuniteteve fetare. Kjo ka qenë dhe mbetet edhe bindja ime, dhe do të vazhdojë të jetë, pavarësisht çdo përpjekjeje për ta helmuar debatin publik me akuza anonime e të pabazuara. Allahu ju ndriçoftë rrugën e arsyes dhe ju dhëntë shëndet.

TAULANT BALLA
———————————-
Më poshtë dhe letra:

Letër publike drejtuar deputetit Taulant Balla

I nderuar z. Taulant Balla,

Po ju drejtohem publikisht lidhur me shqetësimin tim për përfshirjen tuaj në çështje që lidhen me xhamitë, hoxhallarët dhe myftinjtë, duke dërguar emra dhe kërkesa pranë Komunitetit Mysliman Shqiptar për shkarkimin apo largimin e klerikëve që, sipas jush, kanë qëndrime kundër jush apo kundër interesave politike që përfaqësoni.

Edhe pse jam më i ri në moshë se ju, vij nga një familje me kontribute të hershme për këtë vend, brez pas brezi, dhe ndiej detyrimin t’ju jap një këshillë: mos i kërkoni përplasjet me klerikët fetarë dhe mos ndërhyni në çështjet e besimit. Historia ka treguar se ata që janë përballur me njerëzit e fesë dhe me besimtarët, nuk kanë gjetur qetësi as në këtë botë dhe as në atë që shumë njerëz besojnë se vjen pas saj. E kuptoj se ju mund të keni bindje të ndryshme për jetën dhe besimin, por respekti për fenë, institucionet fetare dhe besimtarët duhet të jetë një parim i rëndësishëm në një shoqëri demokratike.

Gjithashtu dua t’ju kujtoj se Shqipëria është një vend me histori, identitet dhe sakrifica të shumta. Pavarësisht marrëdhënieve apo interesave që mund të ndërtohen me shtete të tjera, ky vend nuk mund të trajtohet si pronë e askujt dhe as të shndërrohet në diçka që cenon identitetin dhe interesat e shqiptarëve.
Çdo pushtet është i përkohshëm dhe çdo njeri, pavarësisht detyrës që mban, duhet të mbajë përgjegjësi për veprimet e tij. Drejtësia dhe e vërteta, herët apo vonë, i japin secilit atë që meriton. Me respekt për vendin tim dhe me shqetësimin e një qytetari,

PA EMËR

Etiketat e lidhura

Taulant Balla
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Amerika shpall heliumin si material kritik
Para 3 orësh

Amerika shpall heliumin si material kritik

Ronela Hajati zbulon çfarë do bënte nëse do të ishte kryeministre
Para 3 orësh

Ronela Hajati zbulon çfarë do bënte nëse do të ishte kryeministre

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat
Para 3 orësh

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 3 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

Më të lexuarat

1 Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani
Para 4 orësh

Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani

2 Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 3 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

3 Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat
Para 7 orësh

Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat

4 Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh
Para 4 orësh

Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.