Taulant Balla me deputetin gjerman: Partneriteti me Gjermaninë, shtyllë në avancimin e agjendës evropiane

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla gjatë qendrimit në Gjermani, ku po mer pjesë në Konferencën e Sigurisë së Mynihut, zhvilloi një takim me Adis Ahmetović, anëtar i Bundestagut gjerman, i cili është zëri kryesor për politikën e jashtme në radhët e Partia Socialdemokrate e Gjermanisë (SPD).

Palët ndanë bindjen se partneriteti mes Shqipërisë dhe Gjermanisë mbetet një shtyllë e rëndësishme në avancimin e agjendës evropiane të vendit tonë. Në fokus të diskutimeve ishte procesi i integrimit evropian të Shqipërisë, me theks të veçantë te nevoja për të ecur përpara pa asnjë vonesë gjatë viteve 2026–2027, me qëllim përmbylljen me sukses të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Nga ana e tij, Balla shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë dhe theksoi rëndësinë e koordinimit të mëtejshëm politik dhe parlamentar për të garantuar progres të qëndrueshëm në këtë proces strategjik për Shqipërinë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në Konferencën e Sigurisë në Mynih, Balla u takua gjithashtu me anëtarin e Bundestagut, anëtar i Grupit CDU/CSU, Carl-Philipp Sassenrath, si dhe me Richard Grenell, të dërguarin special të presidentit Donald Trump për misionet speciale të ShBA dhe me presidenten e Bullgarisë, Iliana Iotova.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se me 10 shkurt demokratët do të qëndrojnë në Shesh?