Taulant Balla për ndarjen nga jeta të Servet Pëllumbit

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, ka reaguar pas ndarjes nga jeta të ish-deputetit Servet Pëllumbi.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Balla ka shkruar se Pëllumbi i dha vlerë të pazëvendësueshme Kuvendit të Shqipërisë, gjatë kohës që e drejtonte këtë institucion.

Reagimi i Ballës

Swiss Digital Desktop Reklama

Lamtumirë Profesori ynë i madh Servet Pëllumbi! Sa shumë do donim të të kishim në ditëlindjen e 35-të të Partisë sonë Socialiste, të cilës i dhe shumë nga vlerat e tua në kohë të vështira kur u desh ta drejtoje. Kuvendit të Shqipërisë i dhe gjithashtu vlerë me drejtimin tënd të pazëvendësueshëm.

Swiss Digital Mobile Reklama

U prehsh në paqe Profesor Serveti!

Kuvendi i Shqipërisë, Partia Socialiste dhe familja do të njoftojnë në vijim ceremonitë në respekt të këtij njeriu të madh

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?