Të gjithë mendojnë se Marina Vjollca është shtatzënë

Marina dhe Getoari, në Londër për momentin, postuan dje këtë foto. Si të sapodashuruar, Marina është shtrirë dhe është mbështetur në krahët e të shoqit. Ndërsa Getoari thjesht po buzëqesh.

https://www.instagram.com/p/By0pk4hFPP2/

Shikoni pak duart e tyre. Thjesht fakti që janë vendosur mbi barkun e Marinës, po i bën të gjithë të dyshojnë se moderatorja është shtatzënë. Është s’është e vërtetë, fansat janë shumë të ekzaltuar.

Edhe pse, duke marrë parasysh pozicionin e të dyve, ku tjetër mund t’i kishin vënë duart? Mendojeni një herë.

Diçka e ngjashme ndodhi edhe vjet në këtë periudhë. Asokohe, u mjaftuan vetëm me fotot e Marinës ku dukej pakëz e mbushur, gjë që e justifikuan menjëherë me një shtatzëni të mundshme.

SHKARKO APP