Të humburit e mëdhenj të 2016-ës

Nga David Bowie tek Mohamed Ali apo Fidel Castro, më poshtë vijojnë disa prej personaliteteve më të mëdha që u ndanë nga jeta gjatë vitit 2016:

JANAR

5: PIERRE BOULEZ, 90 vjeç, kompozitor dhe shef orkestre francez në krye të një risie muzikore të vlerësuar në të gjithë botën.

Swiss Digital Desktop Reklama

7: ANDRE COURREGES, 92 vjeç, stilist francez që ka simbolizuar revolucionin në veshje në vitet 1960 mes minifundeve, çizmeve të bardha të vogla dhe stilit futurist.

Swiss Digital Mobile Reklama

10: DAVID BOWIE, yll britanik i rokut dhe ikone e pop kulutrë, vdiq në moshën 69-vjeçare për shkak të një kanceri dy ditë pas publikimit të albumit të tij të 25-të.

14: ALAN RICKMAN, 69 vjeç, aktor britanik, i njohur kryesisht për rolin e profesorit Rogue në filmat Harry Potter.

18: MICHEL TOURNIER, 91 vjeç, shkrimtar francez, autori i “Vendredi” dhe “Roi des Aulnes”.

19: ETTORE SCOLA, 84 vjeç, regjizor italian që ka realizuar vepra si “Una giornata particolare” apo “C’eravamo tanto amati”.

SHKURT

16: BOUTROS BOUTROS-GHALI, 93 vjeç, diplomat egjiptian, ish-sekretar i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara (1992-1996).

17: ANDRZEJ ZULAWSKI, 75 vjeç, kineast polak inovativ dhe kontrovers, regjizor i veprës “L’amour braque” (Dashuri e Çmendur).

19: HARPER LEE, 89 vjeç, shkrimtar amerikan i “To Kill a Mockingbird”.

19: UMBERTO ECO, 84 vjeç, shkrimtar dhe filozof italian, autor i romanit të famshëm “Il nome della rosa”.

MARS

6: NANCY REAGAN, 94 vjeç, ish-zonja e parë amerikane (1981-89), këshilltare influente e bashkëshortit të saj presidenti Ronald Reagan.

8: GEORGE MARTIN, 90 vjeç, producenti britanik i grupit të famshëm “Beatles” i quajtur ndryshi si anëtari i pestë i grupit.

24: JOHAN CRUYFF, 68 vjeç, futbollist holandez i ekipit të Ajax i Amsterdamit të viteve 1970, i konsideruar si një nga lojtarët më të mirë në historinë e futbollit.

26: JIM HARRISON, 78 vjeç, shkrimtar amerikan, autor novelash dhe poemash si ato melodramatike “Legends of the Fall”.

31: IMRE KERTESZ, 86 vjeç, shkrimtar hungarez, autor i “Fatelessness” dhe fitues i çmimit Nobel për letërsinë në vitin 2002.

PRILL

21: PRINCE, 57 vjeç, këngëtar amerikan, që ka bërë për vete gjenerata të tëra fansash me këngë si “Purple Rain”, “Girls & Boys” apo “Kiss”.

24: PAPA WEMBA, 66 vjeç, këngëtar, mbret i rumbës kongoleze.

QERSHOR

3: MOHAMED ALI, 74 vjeç, legjenda amerikane e boksit, tre herë kampion bote në peshat e rënda.

KORRIK

2: ELIE WIESEL, 87 vjeç, shkrimtar hebre amerikan, fitues i çmimit Nobel të Paqes dhe i mbijetuar i Shoah-së.

2: MICHAEL CIMINO, 77 vjeç, regjisor amerikan, autor i “The Deer Hunter” për luftën në Vjetnam.

4: ABBAS KIAROSTAMI, 76 vjeç, regjisor iranian, fitues i Palmës së Artë në festivalin e Kanës në vitin 197 me filmin “Taste of Cherry”.

SHTATOR

2: ISLAM KARIMOV, 78 vjeç, president i Uzbekistanit që prej pavarësisë së kësaj ish-Republike Sovietike në vitin 1991.

28: SHIMON PERES, 93 vjeç, një nga etërit themelues të Izraelit, ish-president, fitues i Çmimit Nobel të Paqes në vitin 1994 dhe një nga protagonistët e marrëveshjeve të Oslos që hodhën bazat e autonomisë së palestinezëve.

TETOR

9: ANDRZEJ WAJDA, 90 vjeç, kineast polak dhe fitues i Palmës së Artë në Kanë në vitin 1981 me filmin “Man of Iron”.

13: BHUMIBOL ADULYADEJ, 88 vjeç, mbret i Tajlandës, monarku më i vjetër në detyrë.

13: DARIO FO, 90 vjeç, shkrimtar dhe aktor italian, fitues i Çmimit Nobel të Letërsisë në vitin 1997.

NËNTOR

7: LEONARD COHEN, 82 vjeç, muzikant kanadez, poet melankolik dhe simbol i gjeneratës së pas viteve 68.

25: FIDEL CASTRO, 90 vjeç, babai i Revolucionit kuban, që e drejtoi vendin me një dorë të hekurt dhe sfidoi superfuqinë amerikane për më shumë se gjysmë shekulli.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?