Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 14 Nëntor 2026, 10:23 Erion Veliaj kopjon fjalimet e Ben Blushit, 10 vjet me vonesë! Erion Veliaj ka nisur sot një letër me sms gjithë anëtarëve të Asamblesë së PS. Sulmon kryeministrin Rama, ngre edhe disa probleme për të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Opozita
  • Nations League
  • Samiti NATO
  • Microsoft
  • Moti i keq
  • Burgu i Shkodrës
  • Veliaj
  • BBVK5
Lajmet e fundit
Në trend
  • Opozita
  • Nations League
  • Samiti NATO
  • Microsoft
  • Moti i keq
  • Burgu i Shkodrës
  • Veliaj
  • BBVK5
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Të kërkosh të ardhmen në Shqipërinë e sotme, midis mundësive të pakta dhe çmimeve të larta

Lajme E martë, 25 Nëntor 2025 10:49
Të kërkosh të ardhmen në Shqipërinë e sotme, midis mundësive të pakta dhe çmimeve të larta
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Xhuljeta Vuka
Si studente, e përjetoj ekonominë e vendit në përditshmërinë më të thjeshtë: në çmimet gjithnjë e më të larta të ushqimeve, në tarifat universitare që rëndojnë mbi familjet, në mundësitë e kufizuara të punësimit dhe në mënyrën se si këta faktorë formësojnë ndjesinë e perspektivës për të ardhmen. Edhe pse Shqipëria ka shënuar zhvillime pozitive vitet e fundit, ende ka shumë elementë që më shtyjnë të ndihem e pasigurt për vendin tim nesër, nga pasiguria ekonomike, te mungesa e politikave të qëndrueshme që t’i japin të rinjve besim se mund të ndërtojnë një jetë dinjitoze këtu.
Pothuajse çdo student kërkon një punë të vogël për të mbuluar shpenzimet. Edhe pse jo perfekte, ka më shumë biznese që pranojnë studentë, sidomos në sektorin e shërbimeve. Kjo të jep një ndjenjë pavarësie financiare, edhe nëse pagat janë modeste.
Aplikimet online për dokumente, pagesat elektronike dhe bankingu digjital po bëhen më normale. Kjo ul humbjen e kohës në radhë dhe të jep përshtypjen se vendi po ecën me botën.
E ndjej çdo ditë te ushqimet, transporti, qiratë. Është e vështirë për një student (dhe madje për shumë familje) të përballojë koston reale të jetesës. Pagat, sidomos ato për punë studenti, nuk i afrohen dot shtrenjtimit.
Shumë mundësi qendrojnë vetëm në Tiranë. Për qytete të tjera, sidomos më të vogla, ekonomia duket sikur është në vendnumëro. Si studente, më duket sikur të rinjtë kanë dy zgjedhje: ose të zhvendosen, ose të largohen jashtë.
Pothuajse çdo shoqe ose shok mendon për largim. Jo sepse s’duan Shqipërinë, por sepse ndihen pa perspektivë. Kjo më bën të ndihem keq, sepse një ekonomi që humbet rinine e saj është si një motor pa karburant.
Bursat janë të pakta, subvencionet pothuajse nuk ekzistojnë dhe tarifat shpesh janë të larta për atë që ofrohet. Investimi në arsim është investim në ekonomi, por kjo nuk ndihet mjaftueshëm në realitet.
Nëse pagat do të përputheshin qoftë edhe me standardet minimale të rajonit, shumë të rinj do të zgjedhnin të qëndronin.
Në shumë raste rritjet e çmimeve duken të pajustifikuara. Transparenca dhe kontrolli do e bënin tregun më të ndershëm.
Bursa, financime për ide biznesi, trajnim profesional falas, praktika të paguara në institucione publike dhe private, këto janë investime që kthehen mbrapsht shumëfish.
Turizmi është i rëndësishëm, por nuk mjafton. Të rinjtë duan industri, teknologji, prodhim, vende pune me karrierë, jo vetëm sezonale.
Si studente, dua të shoh një vend ku mund të ndërtoj jetën time pa frikë se nesër çdo gjë mund të bëhet më e vështirë. Një ekonomi stabile, me politika afatgjata dhe me fokus te rinia do të ishte ndryshimi që presim prej vitesh.
Nga këndvështrimi im si studente, ekonomia e vendit ka potencial, por shpesh mungon drejtimi i duhur. Ne të rinjtë nuk duam lëmoshë, duam mundësi reale, paga të ndershme, arsim cilësor dhe një treg pune që vlerëson aftësitë tona. Nëse këto ndryshime ndodhin, Shqipëria mund të bëhet jo vetëm vend ku jetojmë… por edhe vend ku zgjedhim të qëndrojmë.

Mund t'ju interesojë

Rama ndërpret transmetimin në Asamble: Dua të flas me familjen time politike

Rama ndërpret transmetimin në Asamble: Dua të flas me familjen time politike

Para 9 minutash
PS mbledh Asamblenë në Lalëz, ministrat dhe deputetët mbërrijnë në takim

PS mbledh Asamblenë në Lalëz, ministrat dhe deputetët mbërrijnë në takim

Para 31 minutash
Sot sulmon Erion Veliaj, nis sms anëtarëve të Asamblesë: PS nuk është Edi Rama!

Sot sulmon Erion Veliaj, nis sms anëtarëve të Asamblesë: PS nuk është Edi Rama!

Para 1 ore
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Erion Veliaj kopjon fjalimet e Ben Blushit, 10 vjet me vonesë!
Para 8 minutash

Erion Veliaj kopjon fjalimet e Ben Blushit, 10 vjet me vonesë!

Rama ndërpret transmetimin në Asamble: Dua të flas me familjen time politike
Para 9 minutash

Rama ndërpret transmetimin në Asamble: Dua të flas me familjen time politike

Operacion në tre qytete, arrestohet 51-vjeçari për vjedhjen e automjeteve, dy bashkëpunëtorë në kërkim
Para 14 minutash

Operacion në tre qytete, arrestohet 51-vjeçari për vjedhjen e automjeteve, dy bashkëpunëtorë në kërkim

PS mbledh Asamblenë në Lalëz, ministrat dhe deputetët mbërrijnë në takim
Para 31 minutash

PS mbledh Asamblenë në Lalëz, ministrat dhe deputetët mbërrijnë në takim

Më të lexuarat

1 Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë dhe fitonte
Para 10 orësh

Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë ...

2 Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë
13 Nëntor 2026, 09:39

Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë

3 Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…
Para 13 orësh

Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…

4 Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin
Para 14 orësh

Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.